loading

OBSH: Ndaloni sheqerin e shtuar në ushqimin e foshnjave, prindërit po mashtrohen

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për ndalimin e sheqerit të shtuar në ushqimin e foshnjave dhe paralajmëroi se nëpër etiketat e produkteve vendosen shkrime që i çorientojnë prindërit rreth përbërjeve të këtyre ushqimeve.




0 0

Analiza e mijëra produkteve për foshnja në Evropë, të tilla si lëngjet apo karamelet, zbuluan nivele të larta të sheqerit tek të gjitha produktet.

Kjo mund të shkaktojë që dhëmbët e foshnjave të prishen  dhe të rrisin rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera duke i dhënë fëmijës një “dhimbje të ëmbël”, paralajmëroi OBSH.

Edhe pse disa sheqerna janë të natyrshme tek frutat dhe perimet, nëse shtohet më shumë sheqer është shumë shqetësuese.

OBSH vitet e fundit ka dhënë alarmin dhe ka bërë thirrje për uljen e sheqernave të shtuara dhe ëmbëlsuesve në ushqimet për fëmijët nën tre vjeç.

OBSH shqyrtoi rreth 8,000 produkte nga më shumë se 500 dyqane në Austri, Bullgari, Izrael dhe Hungari  mes  nëntorit 2017 dhe janarit 2018.

Më shumë se 30 për qind e kalorive në gjysmën e produkteve vinin nga sheqernat totale, ndërsa rreth një e treta përmbanin sheqer të shtuar – pra jo të natyrshëm.

Komiteti Këshillimor Shkencor i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të ushqyerit rekomandon që sheqernat e shtuara të përbëjnë një maksimum prej pesë për qind të konsumit të përditshëm të energjisë të fëmijës. Dhe ky proporcion duhet të jetë edhe më i ulët për të vegjlit nën moshën dy vjeçare.

OBSH vuri në dukje se ndërsa ushqimet që përmbajnë sheqer, siç janë frutat dhe perimet, mund të jenë të përshtatshme në dietat e fëmijëve të vegjël, “nivelet shumë të larta të sheqernave të pranishme në produktet komerciale janë shqetësuese”.

Pothuajse të gjitha etiketat e produktit kishin një lloj deklarate për vetitë ushqyese të produktit (të paktën një e treta) ose për shëndetin (deri në 35 për qind), gjë që shkonte kundër udhëzimeve të OBSH.

Drejtoresha Rajonale e OBSH-së për Europën Zsuzsanna Jakab shtoi: “Ushqimi i mirë për foshnjat dhe në fëmijërinë e hershme mbetet çelësi për të siguruar rritjen optimale të fëmijës dhe zhvillimin dhe për rezultate më të mira shëndetësore më vonë në jetë”.

Deri në 60 për qind të produkteve ushqimore të inspektuara kishin etiketa si të përshtatshme për foshnjat nën moshën gjashtë muajsh, ndërkohë që OBSH thotë se foshnjat duhet të pinë vetëm qumësht gjiri në muajt e parë të jetës.

OBSH bën thirrje të ndalohet promovimi i zëvendësuesve të qumështit të gjirit për të inkurajuar fëmijët ndërmjet gjashtë muajve dhe dy viteve të ushqehen me ushqime të pasura me lëndë ushqyese të përgatitura në shtëpi.

Lexo edhe: A është momenti për t’i trajtuar sheqernat njëlloj si duhanpirjen?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dëshironi të shmangni një emër...

Por kur bëhet fjalë për emrin e një personi, për të cilin prindërit vendosin për një vit dhe më pas fëmija do të jetojë me atë emër për dekadat e...

Doni që t’i rrisni flokët...

Pavarësisht nga pamja e tyre, ata gjithmonë duken të adhurueshëm. Sidoqoftë, si prind, ju mund të shqetësoheni për flokët e fëmijës pasi dëshironi që kur të rritet të ketë flokë...

Nëse fëmijët studiojnë muzikë përmirësojnë...

Hulumtimi Kanadez Studiuesit ekzaminuan të dhënat e shkollave të 112,000 studentëve nga të cilët rreth 13% kishin ndjekur të paktën një kurs muzikor, si piano, orkestër, grup xhazi, kor etj....

10 gjërat e zakonshme në...

Sigurisht që nënat kujdesen shumë gjatë blerjes së lodrave për t'u siguruar që ato nuk janë të rrezikshme për të vegjlit e tyre. Megjithatë, nganjëherë ne nënat nuk shohim përtej...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X