Jetesë e vrullshme? Si të sigurojmë ushqim të shëndetshëm për të gjithë fëmijet dhe familjen?

0 0

Të gjithë tashmë e dimë se sa e rëndësishme është një dietë e shëndetshme, e rregullt dhe e ekuilibruar. Kur bëhet fjalë për këtë temë, lindin pyetje dhe qëndrime të ndryshme, por gjithsesi të gjithë ekspertët bien dakord për një gjë, vaktet e rregullta dhe prania e frutave dhe perimeve në dietë, duhet të jenë një pjesë e domosdoshme e jetës sonë të përditshme. Sidoqoftë, një mënyrë jetese e vrullshme, detyra të shumta në pune, prindërimi, shpesh na bëjnë të harrojmë se trupi ynë ka nevojë për një dozë ditore të vitaminave nëpërmjet konsumimit të frutave dhe perimeve.

Lajmi i mirë është se tani mund të gjeni vitaminat e nevojshme dhe frutat natyrale e të shëndetshme në paketim praktik në raftet e pothuajse të gjitha pikave të shitjes, marketeve në të gjithë vendin. Të gjithë prindërit, ata të porsalindurve dhe të fëmijëve në moshën e shkollës, tashmë janë prezantuar dhe shumë prej tyre e njohin mirë markën Nutrino, e cila është një ndihmë e rëndësishme kur bëhet fjalë për ushqimin e të vegjëlve të tyre. Një gamë e gjerë e pureve të frutave të shijshme dhe të shëndetshme, sjell aromën që fëmijët duan, në paketimin për bebe prej 100 g, por edhe atë prej 220 g, e cila nuk është menduar vetëm për fëmijët më të mëdhenj, por për të gjithë familjen, përfshirë prindërit.

Produktet Nutrino përfshijnë pure me shije të ndryshme, të tilla si mollë, dardhë, banane, pjeshkë, pjepër, si dhe përzierje që përmbajnë një kombinim të frutave të ndryshme dhe për cilëndo shije që zgjidhni, kënaqësia dhe cilësia janë të sigurta. Vlerat e larta të mineraleve, vitaminave dhe aroma e këndshme kënaqin nevojat ushqyese të fëmijëve dhe të rriturve, dhe përveç kësaj ato janë të paketuara në ambalazhime shumë praktike, gjë që i bën ideale për konsum jashtë shtëpisë, në shkollë ose në punë.

Prodhuar sipas standardeve më të larta evropiane, pa elementë shtesë, konservantë, me një kombinim të krijuar me kujdes të frutave natyrale, të zgjedhura, puretë Nutrino do të sigurojnë një vakt të lehtë, të shëndetshëm për ju, kudo që të jeni, duke ndjekur ritmin tuaj dhe të fëmijës suaj. Do të keni kohë për momente të çmuara së bashku në natyrë, në udhëtime, aventura verore, pa frikën se do të neglizhoni kujdesin për ushqyerjen dhe shëndetin e familjes suaj. Siguroni një dozë ditore të vitaminave dhe energjisë, të paketuara nën logon e markës Nutrino.

Për më tepër informacion mund të navigoni në hapësirat tona vituale: nutrinobebe.com/al/ , llogarinë e Intagramit Nutrino Shqiperi dhe llogarinë në Facebook.

 

Fëmija juaj meriton më të mirën.
Shenim i rëndësishëm: Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e foshnjave e të fëmijëve.
Ai mbron nga diarreja dhe shumë sëmundje të tjera.
Kujdes: Përpara se të vendosësh të plotësosh ose zëvendësosh qumështin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun ose personin që ofron kujdes shëndetësor për nënën dhe fëmijën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X