Drithërat në ushqimin e fëmijës, casti ideal dhe vlerat ushqyese te tyre

0 0

Rreth moshës 6 muajshe, foshnjat bëhen eksplorues të vërtetë, kuriozë që fillojnë një aventurë të paharrueshme të zbulimit të botës përreth tyre. Gjatë kësaj periudhe, shumica e fëmijëve mund të ulen vetë dhe të mbajnë biberonin, të përtypin dhe të tregojnë më shumë interes për ushqimin, gjë që e bën momentin ideal për futjen e ushqimeve të reja, aromave dhe zgjerimin e menusë së foshnjës.

Kjo periudhë është veçanërisht emocionuese për nënat, të cilat kënaqen duke parë aventurierët e tyre të vegjël dhe i ndihmojnë ata të zotërojnë më mirë njohuritë e reja, por gjithashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e vakteve të duhura dhe zakoneve të mira të të ushqyerit, në mënyrë që foshnja të hajë ushqim të shëndetshëm dhe të marrë mjaft lëndë ushqyese, të cilat ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Drithërat në dietën e më të rinjve janë shumë të rëndësishme si burimi kryesor i karbohidrateve komplekse të cilat janë burimi kryesor i energjisë, rritjes dhe zhvillimit sepse përmbajnë minerale dhe vitamina të rëndësishme. Duke qenë se janë të pasura me hekur, ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës, në periudhën e futjes së ushqimit suplementar, dhe ato gjithashtu përmbajnë fibra shumë të rëndësishme dietike që ndikojnë procesin e tretjes.

Drithërat që u jepen foshnjave duhet të jenë pa sheqer të shtuar, ngjyrues dhe aroma artificiale, si dhe të pasura me vitamina dhe minerale të nevojshme. Një shembull i mirë i drithërave të tilla janë drithërat e thata Nutrino, të cilat prodhohen nga përbërës natyralë dhe gjithashtu pasurohen me 13 vitamina dhe 3 minerale (Fe, Zn, J), të cilat nuk i nënshtrohen trajtimit të nxehtësisë, gjë që u lejon të ruajnë të gjitha vetitë ushqyese. Një avantazh i veçantë është paketimi i tyre i cili ruan freskinë dhe lejon lehtëissht ripërdorimin.

Pasi foshnja të jetë gjashtë muajshe, ju mund t’i ofroni drithëra të kombinuara, të cilat përmbajnë grurë, tërshërë, thekër me shtimin e frutave, të cilat gjithashtu mund të gjeni tek Nutrino – një kombinim i 3, 5 ose 7 drithërave, me mollë, boronicë ose banane.

Falë ekuilibrit të jashtëzakonshëm të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, drithërat janë një pjesë e domosdoshme e dietës së foshnjës në moshën e futjes së ushqimeve plotësuese, dhe në gamën e gjerë të produkteve Nutrino, çdo nënë do të gjejë vaktin ideal për beben e saj.

Për më tepër informacion mund të navigoni në hapësirat tona vituale: nutrinobebe.com/al/ , llogarinë e Intagramit Nutrino Shqiperi dhe llogarinë në Facebook.

 

Fëmija juaj meriton më të mirën.
Shenim i rëndësishëm: Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e foshnjave e të fëmijëve.
Ai mbron nga diarreja dhe shumë sëmundje të tjera.
Kujdes: Përpara se të vendosësh të plotësosh ose zëvendësosh qumështin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun ose personin që ofron kujdes shëndetësor për nënën dhe fëmijën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X