Nuk kishte biletë, nxjerrin nga autobusi gruan 9 muajshe shtatzanë

Nje grua shtatzane e kane nxjerre nga autobusi sepse nuk kishte blere ende bileten, edhe pse ajo i kishte parate per ta blere ne moment.




0 0

Ngjarja ka ndodhur në La Spezia, në Liguria. Francesca Pennucci, 45 vjeçe, është në muajin e nëntë të shtatzanisë. Ajo u përpoq të blinte biletën e autobusit kur tashmë kishte hipur, me një çmim më të lartë: megjithatë, shoferit nuk i interesoi aspak kjo gjë. Ai e detyroi gruan të zbresë, në shi. Rasti ka tërhequr vëmendjen e publikut. Atc, kompania lokale e transportit publik, ndërkohë u informua nga kryetari i bashkisë Pierluigi Peracchini dhe vazhdoi të fillojë një hetim të brendshëm.

Faktet

Gruaja, siç shpjegojnë mediat vedase, udhëtonte me transport publik, si për të shkuar në punë, ashtu edhe për të udhëtuar nëpër qytet. Të enjten në mëngjes, gruaja po kthehej në shtëpi pas kontrolleve të fundit në spital. Ndërsa në fillim u përpoq të blinte biletën në internet pa sukses, sapo pa autobusin, ajo hipi dhe pyeti nëse mund ta blinte aty biletën.

“Unë isha gati me tre euro në dorë” shpjegoi ajo, ende e habitur nga ftohtësia me të cilën shoferi i autobusit nuk pranoi ta shiste biletën, duke i thënë të zbriste.

“Ndoshta ai thjesht po zbatonte urdhërat e ndërmarrjes, por unë jam shumë e inatosur”, – vazhdon gruaja shtatzanë.

Nuk është hera e parë që ka ndodhur një rast i tillë: një rast i ngjashëm ndodhi në Napoli, kur një kontrollues nxori jashtë një grua, e cila rrezikonte edhe të lindte, pa marrë parasysh dhimbjet dhe sikletin e saj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X