“Nuk jam e sigurt si do të vazhdojë jeta pa ta”, flet për herë të parë bashkëshortja e Kobe Bryant

0 0

Pas largimit të parakohshëm nga jeta të yllit të basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare  Gianna  dhimbja ka pllakuar familjen e tyre.

Pak ditë pas tragjedisë, ka reaguar bashkëshortja e basketbollistit, e cila pasi vendosi foto profili dy të dashurit që humbi, ka publikuar një tjetër foto të gjithë familjes, me një shkrim shumë prekës që e shoqëronte.

“Vajzat e mia dhe unë duam të falenderojmë miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe kanë treguar dashuri në këto momente të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Kemi patjetër shumë nevojë. Jemi totalisht të shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhurueshëm, Kobe – një baba i mrekullueshëm – dhe e Gianna-s sime të bukur, të ëmbël – një vajzë e dashur, e qetë, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalian, Biankën dhe Caprin.

Jemi gjithashtu të shkatërruar nga dhimbja për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën.

Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë tani. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi e dinin se sa shumë i donim. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu përgjithmonë. Ishin bekim për ne, por ikën shumë shpejt.

Nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë jeta pa ta dhe e kam të pamundur ta imagjinoj. Por ne do të zgjohemi çdo ditë, do të ecim përpara sepse Kobe dhe vogëlushja jonë, Gigi, do të na e ndriçojnë rrugën. Dashuria për ta është e pafundme. Do të doja shumë që t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. Do të doja t’i kisha këtu përgjithmonë.

Faleminderit që ndatë gëzimin, pikëllimin dhe mbështjetjen me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në mënyrë që ta kalojmë në privatësi këtë periudhë”, – shkruan ajo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X