Nuk eshte superhero, ai eshte nje baba dhe bashkeshort i mire!

0 0

Nuk mund të mendohet se lindja apo rritja e fëmijës na përket vetëm ne nënave. E keni menduar ndonjëherë se çfarë ndien ai? Ai personi aq i dashur për ju që mezi pret të nisë një jetë të re, të bëhet baba? Ai që mezi pret të praktikojë një rol që aq shumë e dëshiron dhe aq shumë e frikëson brenda të panjohurës që e rrethon?

Ndonjëherë mendoj se atë nuk e frikësojnë aspak dhimbjet e lindjes, sepse ato nuk i percepton dot. Ndonjëherë mendoj se atë e frikëson pikërisht mosdija e asaj ndjesie që do të keni në sallën e lindjes. Dhe pastaj është pikërisht ai që vuan në heshtje bashkë me ty, brenda sallës së lindjes, dhe në heshtje vazhdon të mendojë si mund të të ndihmojë apo se kur do të mbarojë gjithçka. Ndoshta në atë moment mendon vetëm për dhimbjen që ju shfaqni në fytyrë pas çdo kontraksioni, apo pas çdo shtypje të barkut nga mjekët. Edhe pse në atë moment ai është mbështetja juaj më e madhe, pas çdo buzëqeshje që ju jep mund t’ju lindë dëshira t’i bërtisni me të madhe, në atë mënyrë sikur më pas gjithçka do të ishte më pak e dhimbshme.

Por ai është atje! Ai është mbështetja jote gjatë çdo kontraksioni, gjatë çdo prerje të shtresave të lëkurës! E si të mos ndihet kjo afërsi? Nuk ka nevojë të flasë, në këtë moment as ai ndoshta nuk e di se çfarë duhet të thotë! Mjafton vetëm ai shtrëngim dore për ta bërë gjithcka të duket më e thjeshtë, për t’ju bërë të kuptoni se nuk jeni e vetme në atë sallë plot me drita dhe madje as jashtë saj, në jetën e re që ju pret!

Duket se ai numëron çdo minutë që kalon, numëron çdo pllakë të atij korridori të gjatë duke pritur të dëgjojë të qarën që do t’i ndryshojë jetën! E mes kësaj rrëmuje ku ngatërrohen në mënyrë gati të pazgjidhshme minutat, orët, kontraksionet, dritat, të bërtiturat, kërcitjet e veglave prej metali… ai nuk harron t’ju thotë se dukeni shumë e bukur, shumë e bukur edhe pse balli juaj shndërrin nga djersa pasi keni shtyrë me sa fuqi keni pasur… Është ai që do ta dashurojë atë fytyrë menjëherë, ashtu si edhe ju, është ai që do të dashurojë atë krijesë që i shtrëngon gishtin e tij burrëror ndërkohë ka vetëm pak minuta që ka dalë nga barku i nënës. Gjithçka duket se flet, edhe pse fjalët do t’i thotë muaj më vonë! Ai duket se flet me babain e tij, i thotë se tashmë duhet të bëhet mbështetje edhe për të, se ai nuk ka nevojë vetëm për nënën! Dhe pikërisht këtu fillon jeta, merr forma të papërshkueshme një lidhje e re dhe e përjetshme.

Është ai që do të zgjohet çdo mëngjes për të shkuar në punë, dhe do të kthehet në mbrëmje tepër i lodhur, madje aq i lodhur sa në kushte të tjera do të kishte bërë një sy gjumë të paktën tek kolltuku i sallonit. Por jo! Ai ka dëshirë të mbushet me energji, t’i falë pak nga koha e tij atij vogëlushi me sy të bukura që e fiksojnë sapo hapet dera e shtëpisë. Është ai që do të jetë mbështetja juaj edhe kur të tjerët t’ju kenë kthyer kurrizin apo kur problemet t’ju kenë rrethuar. Është ai që do të dijë të bëjë më të mirën për familjen e tij.

Nuk është asnjë superhero…ai është një baba dhe bashkëshort i mirë! Mësoni duke u mbështetur tek njëri-tjetri si ta bëni të funksionojë këtë rol të ri!

Lexoni edhe: Zeri i babait shume i rendesishem per bebin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X