Nuk është fëmija im i parë, por kam ende nevojë për ndihmë

0 0

 

Ju lutem, kuptojeni se kam ende nevojë për ju. Për miqtë e mi, për shoqet, për të afërmit, për njerëzit e mi. Ka raste kur i pëshpëris këto fjalë natën dhe në mëngjes zgjohem me këtë ndenjë që më duket sikur më mbyt e më vjen për të qarë.

Ka ditë kur dua t’ua them, por ka ditë që nuk mundem dhe pres që të më lexoni mendjen e ta kuptoni se unë kam nevojë për ju.

Vërtet kam eksperiencë si nënë, kam katër fëmijë dhe tani jam në pritje të të pestit, por sërish kam nevojë për ju. Aq më tepër tani që jam nënë e vetme. Jam e sigurt që unë mund të ndryshoj pelenat me sy mbyllur, jam në gjendje të bëj disa detyra njëkohësisht, të gatuaj, t’i përgjigjem e-maileve të punës, të mbaj vëmendjen tek fëmijët, e ndërkohë të ushqej me gji më të volgin.

Por të gjitha këto janë shumë. 

A meritoj një shuplakë? Jo, unë po bëj maksimumin tim për mbijetuar dhe për t’u siguruar se po përmbush çdo detyrë timen si nënë.

Por e vetmja gjë që unë dua të kuptoni është se kam nevojë për ju.

Me foshnjat e mia të para isha tepër krenare për të pranuar një gjë të tillë dhe mundohesha të bëja gjithçka vetë. Mendoja se meqë ishin fëmijët e mi, gjithë përgjegjësia dhe punët më takonin vetëm mua.

Ndoshta kjo ishte arsyeja përse refuzoja e heshtja kur më kërkonin t’i mbanin fëmijët në krahë për disa minuta sa unë të pushoja.

Tani çfarë nuk do të jepja të më ofrohej edhe njëherë një ndihmë e tillë. Do të doja më shumë oferta për ndihmë. Ne jetojmë çdo ditë në përpjekje për të arritur standardet e vendosura nga vetë ne.

Nënat janë superheroina pa marrë parasysh se sa fëmijë kanë, nëse i rrisin vetëm apo me bashkëshortët, nëse i ushqejnë me gji apo me formulë.

Ka ditë ku ia dalim të bëjmë gjithçka me përpikmëri brenda orareve, por ka edhe ditë kur kemi nevojë për ndihmë.

Prandaj ju lutem kuptojeni se kam nevojë për JU!

Lexo edhe: Jam nene beqare dhe e urrej te qenit vetem






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X