Pajisjet fiksuese ku ulen fëmijët e vegjël në makinë janë një ndihmë e madhe për çdo prind që duhet të jetë edhe shofer. Mirëpo jo gjithmonë ato janë aq të sigurta sa për të mbajtur fëmijën tuaj të mbrojtur brenda veturës dhe këtë e tregon një video e regjistruar ditën e djeshme në Blue Earth County, Minnesota.
Video tregon momentin e tmerrshëm kur një foshnjë bie nga vetura dhe fluturon në mes të asfaltit. Brenda makinës ishte nëna e vajzës e cila ishte duke i dhënë automjetit dhe nuk e kishte mendjen.
Vajza 2-vjeçare u rrëzua nga dera e pasme e automjetit, ndërsa kamera e makinës që ishte pas saj ka kapur gjithë skenën.
Vogëlushja e veshur me një xhaketë rozë ra nga makina, ndërsa e ëma as nuk e vuri re por vazhdoi rrugën. Në video shihet se si ajo largohet deri sa humbet nga syri.
Për fat e vogla ka arritur të shpëtojë për mrekulli.
Shoferi i makinës që ka regjistruar skenën ka ndaluar makinën për të bllokuar trafikun dhe zbritur për të marrë në krahë vajzën e vogël.
Sipas policisë fëmija ishte e lidhur mirë pas ulëses nëpërmjet rripave të sexholinos por ulësja nuk ishte fiksuar mirë pas sediljes së makinës dhe rripave të automjetit. Ende nuk dihet se si u hap dera dhe fëmija doli jashtë.
Nëna e fëmijës u kthye në vendin e ngjarjes kur kuptoi se e bija dhe sexholino nuk ishin më në makinë.
Tani ajo do të përballet me akuzën se ka vënë në rrezik jetën e fëmijës së saj.
Lexoni edhe: E porsalindura rrezikoi te vdiste pasi qendroi dy ore ne sexholino, prinderit kane nje mesazh per te gjithe
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu