Nuk e kisha menduar se edhe baballarët vuanin depresionin pas lindjes

0 0

 

“Në fund të fundit, për çfarë duhet të shqetësohet babai? Nuk është se ndodh ndonjë ndryshim fizik tek ai”.

Prindërimi është një përgjegjësi e mahe si për nënat edhe baballarët, dhe pavarësisht se gratë janë ato që shoqërohen nga periudha e depreisonit pas lindjes, edhe burrat përjetojnë ndërlikime nga ardhja në jetë e një fëmije.

Babai i ri Sean Szeps do t’ju tregojë disa gjëra rreth kësaj.

Babai australian foli hapur për këtë periudhë të errët në jetën e tij. Ashtu si shumica e burrave, ai nuk mendonte se baballarët mund të goditeshin nga depresioni pasi mirëprisnin fëmijët në jetën e tyre. Por, e kishte gabim.

“Kuptova se si ishte i gabuar ky mit pasi u gjeta i bllokuar në një vrimë të thellë, pa aftësinë ose dëshirën për të parë dritën”, shkruan ai.

Deri në 25 për qind e baballarëve shfaqin shenja të depresionit në vitin e parë të prindërimit dhe kjo rritet në 50 për qind kur nëna gjithashtu përjeton PPD. Kjo është arsyeja pse baballarët duhet të mbështeten, të identifikohen dhe të referohen për trajtim. Kur Szeps filloi të ndihej keq, ai nuk e kishte idenë se çfarë të bënte për ndjenjat e tij.

“Unë nuk thashë asgjë për mënyrën se si ndihesha sepse nuk e dija se çfarë po ndodhte me mua. Unë nuk e dija se çfarë ishte normale”, pranon ai. “Të kesh fëmijë është padyshim e vështirë, kështu që ndoshta është ‘normale’ të qaj dy ose tre herë në ditë, për katër muaj rresht. Moslargimi nga shtëpia për një javë është krejtësisht mirë, apo jo? ”

Eshtë e panevojshme të thuhet, se depresioni e goditi atë shumë. Ai kujton se nuk donte të dilte nga shtrati ose të bënte dush dhe vazhdimisht jetonte në një gjendje frike. “Unë isha, pa ekzagjerim, në gjendjen më të keqe të jetës sime”, thotë ai.

Shumë njerëz e urrejnë të flasin për ndjenjat e tyre, por ndonjëherë është e vetmja gjë që do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Plus, depresioni nuk prek vetëm prindërit, por mund të godasë edhe fëmijët. Një studim i JAMA Psychiatry 2018 gjeti një lidhje midis depresionit postpartum te burrat dhe depresionit te vajzat e tyre gjatë viteve të tyre të adoleshencës.

Për të qenë prindi më i mirë i mundshëm për të vegjlit tuaj, duhet të jeni versioni më i mirë i vetes. Pra, shumë prindër të rinj kanë kaluar nëpër të njëjtën betejë si ju. Hapi i parë për shërim është të flisni me mjekun tuaj dhe të kërkoni ndihmë.

Mbani mend, nuk jeni vetëm.

Lexo edhe: Rrefimet e 5 baballareve qe braktisen femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X