Nuk e kisha menduar kurrë që djali im do t’i sillte kaq lumturi tim eti

Që ditën që u thashë prindërve të mi se prisja një djalë, mund të ndieja se si ky fëmijë do të ndryshonte jetën e babait tim. Pas gjithë këtyre viteve, ai më në fund do të ishte në gjendje të donte dikë edhe më shumë sesa më deshi mua.




0 0

Të bëhesh nënë të ndryshon jetën: kjo nuk është gjë e re. Ajo që nuk prisja ishte që djali im të ndryshonte jetën e babait tim në mënyrë drastike që në momentin e parë të lindjes së tij. Ai ka ndryshuar jetën e të gjithëve.

Babai im ka qenë gjithmonë një karakter i spikatur. Më kujtohet kur isha e vogël që ai ishte shpirti i çdo feste.

Prindërit e mi kishin shumë miq të cilët vazhdimisht zbukuronin ambientet tona duke u dhënë gjallëri e zhurmë. Dhe udhëtonim aq shumë si familje, saqë mendoj se kam parë pjesën më të madhe të botës para se të rritesha.

Më pas u rrita. Unë shkova shumë larg, fillova një jetë të re, një punë që më mbajti të zënë, bera miq të rinj dhe rashë në dashuri. Dhe kështu aventurat me prindërit e mi u bënë gjithnjë e më të pakta. Babai im u bë i më i qetë dhe rrallë qëndron deri vonë. Të jetuarit në Nju Jork më bëri më të ftohtë dhe mosha bëri të njëjtën gjë për të.

Prindërit e mi luftuan me infertilitetin për më shumë se një dekadë derisa nëna ime më në fund ngeli shtatzënë me mua. Ajo nuk ishte në gjendje të mbetej shtatzënë përsëri kështu që isha një fëmijë i vetëm. Ata gjithmonë donin një familje të madhe me fëmijë që vraponin rreth shtëpisë, por jeta kishte një plan tjetër për ta.

Kam kaluar shumicën e viteve duke u thënë prindërve të mos i presin shpejt nipërit e mbesat, sepse karriera ime ishte më e rëndësishme.

Por pastaj mbeta shtatzënë.

Që ditën që u thashë prindërve të mi se prisja një djalë, mund të ndieja se si ky fëmijë do të ndryshonte jetën e babait tim. Pas gjithë këtyre viteve, ai më në fund do të ishte në gjendje të donte dikë edhe më shumë sesa më deshi mua.

Ai menjëherë i bleu nipit ende të palindur një bluzë futbolli që ndoshta do t’i bëjë vetëm kur të mbushë 14 vjeç. Kaq i emocionuar është babai im për të ardhmen.

Teksa e shoh të ndërveprojë me djalin tim është një magji e vërtetë.

Fillimisht, ai ishte pak i ngurtë, kishte harruar se si të mbante një bebe dhe ishte i shqetësuar se mos e lëndonte. Ai pyeste sa kohë fle një i porsalindur gjatë ditës, sepse gjithçka që dëshironte të bënte ishte të luanin dhe të vështronin këtë krijesë të vogël. Por çdo ditë që kalonte, dashuria e babait tim për djalin u rrit gjithnjë e më shumë. Kur djali im filloi të lëvizte, babai e ndiqte pa ia hequr sytë, duke u siguruar që ai nuk do të kishte probleme, duke shmangur macet dhe qentë e familjes sonë që donin të nuhasnin dhe të lëpinin shokun e tyre të ri.

Tani që ai është më i rritur, ata marrin shumë kënaqësi së bashku. Unë e shoh babain tim të bëjë të njëjtat gjëra që më kujtohet se bënte me mua kur isha fëmijë, si për shembull të ulet në gjunjë për të bërë si kalë, apo të fshihet pas një dere që ai ta gjejë.

Sa herë që shkojmë diku të gjithë së bashku si një familje e madhe, babai im sigurohet që të gjithë ta dinë se ai është nipi i tij i preferuar (po, ai është nipi i vetëm, por gjithsesi i preferuari!). Ai gjithashtu i pyet njerëzit nëse djali im i ngjan, sepse ai është i bindur se janë binjakë të njëjtë të ndarë prej shumë vitesh (djali im më ngjan shumë mua dhe unë i ngjaj shumë babit në fakt).

Kohët e fundit ishim duke ngrënë darkë dhe po përpiqesha të bëja një bisedë me babain, por ai nuk po dëgjonte, sepse po kontrollonte me sy djalin tim.

“Përshëndetje, a mund të më kushtosh pak vëmendje mua dhe jo djalit tim?” e pyeta, e frustruar.

Babai im qeshi me zë të lartë. “Jeta ime tani nuk rrotullohet drejt teje, tani është vetëm për vogëlushin”.

Dhe kjo më preku. Babai gazmor, që luante, që më ndiqte, nuk u zhduk, ai u zëvendësua thjesht nga gjyshi më i dashur në botë. Dhe nuk mund të kërkoja ndonjë gjë më të mirë për djalin tim.

Shpresoj që babi im të jetojë shumë vite për të ndjekur pas nipin e tij, sepse unë e shoh atë në rolin e tij më të mirë si gjysh.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X