Nuk e humbi kurrë shpresën për t’u bërë nënë, ndan me të gjithë historinë

0 0

 

Heather Crockett Oram po merr famë së fundmi në rrjetet socaile, pasi ka shpërndarë historinë e saj të dhimbshme, por me fund të lumtur. Për vite me radhë ajo ka luftuar me infertilitetin në beteja të gjata, të lodhshme, dërrmuese për të dhe gjithmonë të pasuksesshme.

Megjithatë, ajo ka bërë një postim për të gjitha ato gra që në një mënyrë apo në një tjetër janë ndjerë si ajo.

“Për të gjitha gratë që dëshirojnë të bëhen nëna. Për të gjithë prindërit që kanë qarë gjatë natës sepse kanë përjetuar shterpësinë dhe kanë përjetuar ferrin duke mos pasur një fëmijë. Për të gjithë ata njerëz që mendojnë se nuk ka shpresë. Kjo është për ju”, thotë ajo.

Kur Crockett Oram ishte vetëm një adoleshente 13-vjeçare mësoi lajmin e hidhur se kurrë nuk do të mund të bënte fëmijë.

“Si një fëmijë 13-vjeçar, kuptova se nuk do të kisha kurrë një fëmijë që do të ndante ADN-në time”, shpjegon ajo. “U ndjeva e mangët, u ndjeva e thyer. Mendoja se për këtë arsye askush nuk do të donte të martohej me mua. Këto ndjenja për mua ishin shumë reale. ”

“Por tani do të doja të ktheja kohën pas dhe të kuptoja se jeta do të më jepte një mundësi shumë të madhe. Unë tani jam nëna e dy fëmijëve të adoptuar dhe ndihem nëna më fatlume në botë. Për këdo grua që vuan nga problemet e infertilitetit, nuk duhet të ndihet e pashpresë, ka gjithmonë një zgjidhje. Cilido qoftë problemi yt në lidhje me pjellorinë, nuk je vetëm”.

Lexo edhe: Si t’ja them femijes te verteten e adoptimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X