Ndodhi me Dannette Glitz nga Dakota e Jugut më 10 gusht. Associated Press raporton se ajo nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë dhe mendonte se dhimbja që po pësonte ishte gurë në veshka.
“Asnjëherë nuk kam ndjerë lëvizje, nuk kisha as të përziera në mëngjes, asgjë!” Glitz shpjegon në një postim në mediat sociale.
Kur Glitz postoi foto me trinjakë në faqen e saj në Facebook javën e kaluar, miqtë e saj u hutuan.
Daneta (e cila ka dy fëmijë më të mëdhenj) filloi të ketë dhimbje në shpinë dhe në ije në ditët para lindjes, por ndihej si gurë në veshka që kishte përjetuar më parë, kështu që ajo e anashkaloi. Por pas kësaj kishte shumë dhimbje gjithçka mund të bënte ishte të shkonte në urgjencë.
“Dhimbja ishte e madhe dhe as nuk merrja dot frymë. Shkova në urgjencë duke menduar se duhet të bëja ndonjë operacion për gurët”, është shprehur ajo.
Një test shtatzënie në urgjencë zbuloi se Glitz ishte shtatzënë – kjo ishte befasia e parë. Surpriza e dytë ndodhi kur një eko zbuloi mundësinë e binjakëve.
Glitz u transferua në një spital rajonal në Spearfish, Dakota e Jugut ku zbuloi se ishte 34-javëshe.
Ajo ka treguar se i thanë që do t’i lindte binjakët me operacion cezarian dhe gjatë këtij procesi dëgjoi doktorin tek thoshte: Bebi i parë është vajzë, bebi i dytë djalë”. Dhe më pas tha: “Më duhet edhe një batanie se është edhe një i tretë”.
Kështu Glitz lindi dy vajza e një djalë.
Familja po mësohet me jetesën e tyre të re dhe është mirënjohës për mbështetjen dhe dhurimet nga rethi shoqëror që i ndihmoi shumë pasi ata nuk ishin të përgatitur.
Lexo edhe: Arsyet pse një nënë mund të lindë binjakë (trinjakë) dhe problematikat e shtatzanisë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu