Të ushqehesh shëndetshëm është diçka shumë e rëndësishme jo vetëm për fëmijën, por për të gjithë familjen. Megjithatë jo të gjitha familjet kanë mundësi ta bëjnë këtë duke qënë se të ardhurat ndonjëherë nuk mjaftojnë.
Falë këshillave të mëposhtme mund të ushqeheni shëndetshëm edhe me pak para.
Ja çfarë duhet të bëni
• Nëse do të gatuani një recetë me pana kuzhine mund ta zëvendësoni atë me kos. Për ta trashur kosin mund ta kulloni pak.
• I prisni frutat në copa dhe i vendosni në ngrirje të frigoriferit. Këtë mund ta bëni në momentin që kanë filluar të piqen dhe mund të prishen nga momenti në moment.
• I mësoni fëmijët të konsumojnë drithërat integrale. Do të ishte më mirë të konsumonit bukën e zezë dhe drithërat.
• Blini sa më shumë gjëra në ofertë por asnjëherë frutat dhe perimet. Shikoni gjithmonë datën e skadencës së produkteve që janë në ofertë.
• I ruani perimet që janë duke u prishur në ngrirjen e frigoriferit. Më pas bëni supë me to. Gjithashtu, mund të blini perime në sasi të mëdha gjatë kohës që ato kushtojnë më pak dhe më pas t’i ruani në ngrirje për t’i konsumuar gjatë stinës që kushtojnë shumë.
• Gatuani gjithmonë me një plan javor. Kështu do të dini gjithmonë se cfarë të bleni për të mos hedhur asnjëgjë në mbëturina.
Lexoni edhe: Perfitimet nga te gatuarit me avull
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu