Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.
Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.
Vogëlushi i Fatmës dhe Alfios, Noah po rritet ditë pas dite, madje ka filluar të shoqërojë mamin dhe babin edhe në drekat që ata konsumojnë jashtë shtëpisë.
Alfio ka bërë një postim, ku ka shpërndarë një foto e video dhe në krah ka shkruar: Një drekë bashkë me familjen #noah@fatma_methasani
Në videon e dytë Alfio shihet me karrocë teksa ecin rrugës. Fatma nuk ka mundur të rrijë pa komentuar duke shkruar “Çunat e mi të bukur!”
Ndërkohë, pak ditë më parë moderatorja ka bërë një tatuazh për vogëlushin, me shnejat e këmbëve të tij.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu