Njihuni me gjumin e bebes tuaj, fazat qe e karakterizojne

0 0

Sipas American Academy of Pediatrics, tiparet që e karakterizojnë gjumin e bebeve janë tepër individuale, pra një mund të flejë më shumë, një më pak, një mund të ketë gjumë të qetë dhe tjetri jo, e kështu me rradhë. Përsa kohë fëmija është në gjumë ai do të karakterizohet nga dy faza:
• REM-gjumi që karakterizohet nga pulitja e shpeshtë e syve;
• Jo-REM- gjumi që karakterizohet nga qetësia.
Fazat kryesore të gjumit të bebes
Faza e parë
Përgjumja, pra bebi fillon të bjerë në gjumë.
Faza e dytë
REM- ose ndryshe gjumi aktiv, gjatë të cilit fëmija mund të lëvizë duart dhe këmbët, si edhe të pulitë sytë edhe pse mund të jenë ende të mbyllura. Frymëmarrja është e çrregullt dhe mund të ndalojë për 5-10 sekonda. Ky është një kusht që konsiderohet tepër normal. Ai do të rifillojë me një shpejtësi më të madhe e cila karakterizohet nga 50-60 frymëmarrje në 10-15 sekonda. Më pas fillon frymëmarrja e rregullt dhe përsëritet cikli. Ngjyra e lëkurës nuk ndryshon, gjë e cila ndodh nëse fëmija vuan nga apnea e gjumit (bllokimi i frymëmarrjes).
Faza e tretë
Gjumi i lehtë në të cilin frymëmarrja bëhet më e rregullt dhe gjumi është më pak i thellë.
Faza e 4 dhe 5
Gjumi i thellë jo-REM (gjumi i qetë). Lëvizja e gjymtyrëve bie dhe fëmija bie në një gjumë më të thellë. Në këtë fazë fëmija e ka më të vështirë të zgjohet.

 

Lexoni dhe:10 arsyet me te zakonshme, pse bebet zgjohen naten 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X