Njerëzit më të gjatë kanë më shumë rrezik të kenë këto probleme të zemrës

Mund të konsiderohet një bekim nëse keni lindur me genin e gjatësisë, mirëpo e njëjta ADN gjithashtu mund të rrisë rrezikun e rrahjeve të parregullta të zemrës.




0 0

Shkencëtarët që shikuan ADN-në e 1.2 milion njerëzve zbuluan se njerëzit më të gjatë kishin më shumë gjasa të kishin fibrilacion atrial.

Për çdo cm shtesë gjatësi, rreziku rritej me tre përqind.

Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë tani besojnë se gjenet duhet të fajësohen dhe u bënë thirrje mjekëve për të ekzaminuar njerëzit e gjatë për sëmundjet e zemrës.

Studime të tjera, megjithatë, kanë sugjeruar që njerëzit më të gjatë kanë një rrezik më të madh sepse ata kanë ‘një zonë më të madhe të sipërfaqes së zemrës”.

Fibrilacioni atrial është një ritëm jo normal i shpejtë i zemrës, dhe rrit gjasat për të patur një goditje.

Më shumë se 33 milion njerëz në të gjithë botën kanë këtë problem.

Mosha dhe presioni i lartë i gjakut, i cili prek gjithashtu miliona njerëz, mendohet se janë faktorët kryesorë nxitës të fibrilacionit atrial.

Studimi i ri, që do të prezantohet në një konferencë të kardiologjisë në Filadelfia, shton provat se të qenit i gjatë mund të rrisë gjithashtu rrezikun për këtë problem.

Grupi i parë i të dhënave të përdorura ishte nga një projekt që përfshinte më shumë se 700,000 njerëz, të cilët u studiuan sipas geneve përgjegjëse për gjatësin.

Të dhënat e mbledhura nga 500,000 njerëz në një studim për të zbuluar fillesat e ADN-së të lidhura me fibrilacionin atrial u përdorën gjithashtu në këtë analizë.

“Gjetjet tona tregojnë se një grup i caktuar pacientësh – posaçërisht, pacientët shumë të gjatë – mund të përfitojnë nga ky studim dhe të kenë kujds”, thotë studiuesi kryesor.

Lexo edhe: Ecja 40 minuta në ditë parandalon problemet me zemrën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X