Një vaksinë kundër diabetit? Disa pika mund të zvogëlojnë shanset që foshnjat të preken nga kjo sëmundje

0 0

Një vaksinë që mbron foshnjat nga një virus potencialisht vdekjeprurës i stomakut mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e diabetit.

Ky hulumtim i bërë së fundmi thotë se vaksina ul me një të tretën rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e diabetit.

Sipas tij vaksinimi kundër rotavirusit (virusi që besohet se shkakton diabetin tek fëmijët dhe bebet), duke përdorur pika profilaktike në muajt e parë të jetës ul rrezikun për zhvillimin e diabetit të Tipit 1 më vonë.

Në studim, fëmijët që bënë të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës rotavirus kishin një rrezik prej 33 për qind më të ulët se fëmijët e pa vaksinuar për t’u diagnostikuar me diabetin e tipit 1 – një sëmundje e përjetshme, që nuk ka parandalim apo shërim.

Studimi i ekipit të Universitetit të Miçiganit, bazuar në të dhënat e sigurimeve, sugjeron se thjesht zbatimi i rekomandimeve ekzistuese të vaksinimit mund të reduktojë ndjeshëm prekjen nga ky lloj diabeti.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën shkencore “Scientific Reports”, ofrojnë prova të forta se vaksina funksionon.

Rotavírus mund të prekë njerëzit në çdo moshë, por ai prek sidomos foshnjat dhe fëmijët; mund të shkaktojë diarre dhe të vjella që mund të çojnë në dehidratim.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të gjithë foshnjat të marrin dozën e parë të vaksinës së rotavirusit kur janë midis dy dhe katër muajsh.

Do të duhet pak  më shumë kohë dhe analiza për të konfirmuar këto zbulime por shkencëtarët thonë se ata po shohin realisht një rënie në prekjen nga diabeti i Tipit 1 tek fëmijët e vegjël pas vaksinimit kundër rotavirusit.

Studimi vërteton edhe njëherë rotavirusi sulmon të njëjtat lloje qelizash të pankreasit që preken tek njerëzit me diabet të tipit 1.

Vdekja e qelizave që prodhojnë insulinë, të quajtur qelizat beta, do të thotë që njerëzit me diabet tip 1 varen nga injeksione të insulinës dhe kontrolle të shumta ditore të sheqerit në gjak për të vazhduar jetën.

Nëse gjendja nuk menaxhohet mirë, njerëzit me diabet të tipit 1 mund të kenë probleme me veshkat, zemrën, sytë, nervat dhe enët e gjakut.

Lexo edhe: Dy gota qumësht në ditë parandalojnë diabetin tek fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Vaksina e re që duhet...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot se një vaksinë e re do të ofrohet falas për çdo fëmijë. Bëhet fjalë për vaksinën e rotavirusit, që do...

Mjafton një dozë vaksinë kundër...

Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga lezionet prekanceroze që prekin qafën e mitrës, vetëm një administrim i vaksinës Hpv mund të jetë i mjaftueshëm, pra kundër virusit Papilloma, përgjegjës...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X