Kur fotografja Heather Mitchell ishte fëmijë, atë e tërhiqnin njësoj edhe altetika edhe estetika, saqë merrte pjesë në çdo lojë sportive të organizonte shkolla e lyer gjithmonë me labelo buzësh.
Kështu, kur ajo çoi vajzën për të marrë pjesë në një aktivitet sportiv, i thanë se nuk mund të luante sepse dukej shumë femërore në pamje.
Kjo ngjarje e frymëzoi nënën dhe fotografen për një ide shumë unike.
Ajo donte të vinte në punë talentin e saj për t’i vërtetuar të gjithëve të kundërtën e asaj që besohej. Një vajzë mund të jetë edhe femërore edhe të merret me sporte “djemsh” njëkohësisht.
“Mu deshën vetëm 3 minuta për të realizuar setin, sepse e kisha idenë shumë të qartë” thotë ajo.
Kur i postoi fotot në faqen e saj në Facebook, ishin të shumta kërkesat e nënave të tjera që deshironin të bënin të njëjtën gjë.
Postimi mori shumë pëlqime dhe shpërndarje për mesazhin e fortë qe përcolli se një vajzë mund të jetë gjithçka që ajo do, pa u ndjerë e përjashtuar nga njëra apo tjetra.
Lexo edhe: Vajza qe e beri tim shoq feminist
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu