Një truk për të rritur produktivitetin dhe sërish të jeni prezente për fëmijët tuaj

0 0

Ky truk është kaq i thjeshtë saqë duhet ta provoni për ta besuar. Përdorni këtë këshillë për të rritur produktivitetin tuaj gjatë gjithë ditës, edhe kur në të njëjtën kohë krijoni më shumë momente për të qenë të pranishëm me fëmijët tuaj.

Breshka dhe lepuri

Shumica janë të njohur me fabulën e vjetër të “Breshkës dhe Lepurit”. Të dyja kafshët përfshihen në një garë. Lepuri sigurisht e tejklalon breshkën me shpejtësinë e tij. Sidoqoftë, ndërsa lepuri me besim të plotë te vetja vendos të bënë pushim, breshka sado e ngadaltë e arrin dhe e tejkalon.

Dhe të gjithë e dimë se si përfundon historia: garën e fiton breshka e cila ishte e qëndrueshme deri në fund, edhe pse më e ngadaltë.

Shumica prej nesh natyrshëm kanë prirje ose si breshka ose si lepuri.

Disa njerëz janë thjesht të shpejtë. Ata mund të marrin vendime shpejt, të gatuajnë shpejt dhe ta pastrojnë shtëpinë shpejt. Disa nga këta njerëz të shpejtë e kanë të vështirë të ngadalësojnë ritmin e tyre. Është e vështirë thjesht të ulesh. Për disa kryerja e detyrave është më e lehtë sesa të luash dhe të jenë prezentë me fëmijët e tyre.

Për disa, si breshka është më e lëhtë t’i marrin gjërat ngadalë, por t’i çojnë deri në fund. Unë e ndiej veten se i përkas këtij grupi.

Morali i ri

Historia e Breshkës dhe Lepurit ka qenë gjithmonë një nxitje e vogël për mua. Siç thashë, është e lehtë për mua ta shoh veten në rolin e Breshkës fitimtare. Sidoqoftë, një ditë mendova: “Po sikur të kishte qenë një garë e shkurtër?” Do të kisha humbur.

Morali i ri i kësaj historie që më lindi është ky: nganjëherë është mirë të jesh një Breshkë, dhe nganjëherë është më mirë të jesh lepur.

Llojet e detyrave

Nëse është më mirë të jesh i shpejtë apo i ngadaltë, Breshka apo Lepuri, varet nga detyra. Për shembull, disa detyra ku duam të përqendrohemi në produktivitetin e shpejtë ndoshta përfshijnë pastrimin. përgatitja e vaktit dhe shumë detyra të lidhura me punën.

Nga ana tjetër, tendenca e Breshkës do të na ndihmojë me lloje të ndryshme të detyrave. Disa shembuj përfshijnë situata që janë më relacionale ose duhet të përqendrohen te njerëzit, si të flasim me fëmijët tanë për ditën e tyre. Një ritëm më i ngadaltë është gjithashtu i dobishëm për meditim dhe lutje.

Zhvendosja e mendimit për rritjen e produktivitetit

Mënyra e thjeshtë për të përfituar nga këto ide dhe njëkohësisht për të rritur produktivitetin dhe vëmendjen është të përdorni një shkas dhe një kohëmatës.

  1. Vendosni se cilën lloj detyre po trajtoni dhe nëse një mendësi Lepuri apo Breshke do t’ju shërbejë më së miri.
  2. Ndryshoni mënyrën e të menduarit. Unë për vete them me zë të lartë “Tani është koha e lepurit, me pak përpjekje do arrij shumë”.

Gjeni një frazë që funksionon për ju.

  1. Përdorni një kohëmatës. Caktojini vetes për shembull 20 minuta dhe përpiquni të përfundoni çfarë keni për të bërë ato 20 minuta. Kur t’ju bjerë alarmi shikoni ç’keni bërë dhe ku keni nevojë për përmirësim.

Për suksesin tuaj

Sa më shumë që e bëni këtë, aq më lehtë bëhet i mundur ndërrimi i mendësisë sipas qëllimit tuaj. Kohëmatësi na ndihmon të qëndrojmë të përqendruar, edhe nëse mund të jemi jashtë zonës sonë të rehatisë natyrore.

Ndërsa kam përdorur këtë vizualizim të Breshkës dhe Lepurit, kam parë që produktiviteti im po rritet.

Kur provoni këtë truk të thjeshtë për të ndërruar mendimin tuaj dhe duke përdorur një kohëmatës në varësi të detyrës suaj, do të zbuloni se jeni në gjendje të bëni më shumë në më pak kohë dhe të jeni më shumë të pranishëm për fëmijët tuaj.

Lexo edhe: Rutina produktive e mëngjesit të një nëne me fëmijë të vogël






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X