“Një torturë gjatë asaj periudhe”, Arbana Osmani tregon problemin që ka pasur kur ishte shtatzënë

0 0

Shtatzënia është padyshim një nga periudhat më të veçanta në jetën e çdo gruaje pavarësisht vështirësive që grave ju duhet të kalojnë.

Një nga këto vështirësi ka të bëjë pikërisht me mënyrën e ushqyerjes. Dhe duket se ushqyerja gjatë shtatzënisë ka qenë problem edhe për Arbana Osmanin kur ishte në pritje të Jonit.

Ditën e sotme ajo ka rrëfyer një sekret që nuk e dinim. Dihet tashmë që përveç televizionit, një nga pasionet e tjera të mëdha të Arbanës është gatimi dhe talentin ajo e ka shpalosur edhe në një libër që ka botuar disa vite më parë me titull: “Receta për njerëzit që dua”. Sot në shtëpinë e moderatores ka qenë dita e sushit dhe gjatë pasazheve të përgatitjes së kësaj recete, Arbana ka ndarë edhe një moment nga shtatzënia dhe pamundësia për të shijuar sushit gjatë kësaj periudhe nëntë mujore.

“Kërkoj falje për gjithë shtatzënat. Mos ngrënia dot e sushit me peshk të gjallë ka qenë edhe për mua një torturë gjatë asaj periudhe”, thekson moderatorja që ndau kështu me ne një element që nuk e dinim gjatë shtatzënisë së saj.

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X