Sipas një prej studimeve që janë kryer kohët e fundit, është treguar se fëmijët e sjellë në jetë nga një baba obez kanë më shumë mundësi për të zhvilluar këtë problem. Sigurisht që në këtë do të ndikojnë edhe stili i jetesës dhe ushqyerja por edhe faktori gjenetik.
Obeziteti
Është një sëmundje e metabolizmit që varet si nga faktori gjenetik ashtu edhe nga mënyra e ushqyerjes, për shembull nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori, sheqerna dhe yndyrna por edhe nga veprimtaria e dobët fizike. Në oreksin dhe peshën e fëmijës duket se nuk ka ndonjë rëndësi pesha e nënës, por ajo e babait.
Ja çfarë thonë studimet në lidhje me zakonet e babait
Studimi u krye nga mjekja Ida Donkin e cila është pjesë e Universitetit të Kopenhagen dhe ajo i vuri rëndësinë e duhur spermatogjenezës. Konkretisht ajo shprehet se në momentin që ndodh ngjizja spermatozoidët kanë qënë të modifikuar si pasojë e ndryshimit të oreksit dhe trupit të babait. Materiali gjenetik do të modifikohet në varësi të ambientit dhe stilit të jetës së babait dhe ky ndryshim do të vihet re edhe në ADN e spermës, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm në varësi të mënyrës si jeton dhe ushqehet babai. Pra kujdes! Baballarët duhet të kenë një jetë shumë të shëndetshme!
Lexo edhe: Roli i babait, si ka ndryshuar me kalimin e kohes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu