Një pediatër me përvojë zbulon cilat gjëra janë të panevojshme për t’u blerë para se të lindë një fëmijë

Pediatri Fwdor Katasonov ka një kanal të njohur në youtube për shëndetin e fëmijëve, ku ai u jep prindërve këshilla të dobishme, dhe ndan përvojën e tij si mjek dhe si baba i 2 fëmijëve.




0 1

Pak kohë më parë, ai publikoi librat e parë dhe në njërin prej tyre, autori shpjegon pse nuk ka nevojë të blini lodra, banja, apo edhe një krevat fëmijësh para se të lindë vetë fëmija.

Me lejen e botuesit, Bright Side e ka botuar këtë kapitull për njerëzit që aktualisht janë duke bërë një listë me gjëra për fëmijën e tyre.

  1. Krevat.

Seriozisht. Mos blini një krevat fëmijësh para se të kuptoni se cili lloj gjumi me foshnjën është më i rehatshëm për ju. Ju mund ta përgatisni dhomën për të, por shtyni blerjen derisa të jeni plotësisht të sigurt që nëna dhe foshnja mund të flenë veçmas. Në përgjithësi, foshnjat ndonjëherë mund të flenë mjaft mirë veçmas, por më vonë, nga 6 muaj, gjumi i tyre kërkon më shumë kujdes dhe vëmendje. Por edhe nëse flini veçmas, nuk mund të shmangni ushqimin gjatë natës, dhe për mendimin tim, një shportë e madhe pranë shtratit është opsioni më i rehatshëm.

Një nënë e mbledh fëmijën, e ushqen dhe e vendos përsëri tek vëndi i tij pa bërë asnjë hap. Krevatet e foshnjave të vendosura pranë shtretërve të prindërve bëjnë të njëjtën punë, por ato marrin më shumë hapësirë.

  1. Tavolina për ndryshimin e pelenës.

Tavolinat për ndërrimin e fëmijëve janë një problem tjetër. Fëmijët bien pa marrë parasysh sa të kujdesshëm janë prindërit. Edhe unë, që po studioja traumat e ndryshme të fëmijëve në atë kohë, nuk mund ta ndaloja vajzën time të binte nga tryeza.

Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar në lidhje me një tavolinë ku të ndërrosh bebin është se ju nuk keni nevojë për të. Unë u rekomandoj prindërve të pacientëve të mi të blejnë dyshekë të papërshkueshëm nga uji për ndryshimin e pelenave. Atëherë mund t’i vendosni në shtrat dhe t’i ndërroni atje.

  1. Govatë.

Nuk e kam aspak idenë se për çfarë mund të përdoret kjo gjë në ditët e sotme. Nuk e mbështes aspak larjen e një fëmije në një govatë të vogël sepse larja është ushtrim fizik. Një fëmijë nuk mund të notojë në një vaskë të vogël. Ju duhet t’i lani fëmijët tuaj në një vaskë të madhe e cila mund të lahet tërësisht më parë.

  1. Karrocë ku mund ta vendosni në gjumë fëmijën.

E para këto karroca që funksionojnë edhe si djep kushtojnë shumë. Dhe ato janë një gjë shumë e kufizuar që më vonë do t’ju duhet ta hiqni qafe sepse është shumë e rëndë. Më mirë mendoni për të blerë një karrocë fare të lehtë ose nëse e doni patjetër me pjesën e djepit në të, mund të merrni një të përdorur.

Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për ta blerë këtë karrocë pasi nëse një fëmijë lind në pranverë ose verë, ju mund ta mbani në krahë derisa të rritet për në karrocë.

  1. Rrobat

Shumica e rrobave për vitin e parë të jetës janë vërtet të lezetshme, por nuk mund t’i përdorni ato për shumë kohë. Fëmijët rriten disa centimetra në muaj dhe ata veshin çdo veshje vetëm disa herë. Pra, është më mirë të pyesni përreth për të parë nëse dikush ka disa rroba të vjetra, se sa t’i blini çdo gjë të re.

  1. Sterilizues

Kur lexoni librin tim, ju do të kuptoni se unë besoj se asnjë gjë e vetme për fëmijë nuk ka nevojë për sterilizim, thjesht sepse nuk ka baktere që ekzistojnë në shtëpinë tuaj që mund të dëmtojnë fëmijën tuaj. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të derdhni pak ujë të nxehtë në biberona dhe shishe ose thjesht t’i lani mirë me ujë nga çezma. Bakteret e mbetura te gjërat e bebes do të stimulojnë sistemin imunitar të fëmijës.

  1. Peshore

Blini një peshore nëse dëshironi të jeni nervozë gjatë gjithë kohës. Një fëmijë i shëndetshëm duhet të peshohet vetëm kur vizitoheni tek mjeku. Të kesh një peshore në shtëpi dhe të peshosh fëmijën çdo ditë (ose pas çdo ushqyerjeje) është mënyra më e mirë për “t’u çmendur”. Ju duhet të kuptoni që të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe rritja e peshës nuk është kurrë e njëtrajtshme.

Ekzistojnë standarde të veçanta në rritjen e peshës, kështu që nëse pediatri juaj thotë se gjithçka është mirë, duhet t’ia dëgjoni fjalën.

  1. Monitor për fëmijë

Kjo është një gjë e dobishme nëse jetoni në një shtëpi 2-katëshe ose në një apartament të madh. Në shumicën e apartamenteve, nuk keni nevojë për një monitor special për të dëgjuar fëmijën tuaj. Për më tepër ju mund të përdorni tabletin tuaj + celular si një monitor me video.

  1. Lodra

E njëjta gjë vlen edhe për lodrat: një numër i madh i lodrave nuk i ndihmojnë fëmijët të zhvillohen. Përkundrazi, një numër i vogël lodrash në të vërtetë i mëson fëmijët të vlerësojnë secilën prej tyre. 2-3 lodra që janë në dysheme ose në shtrat zakonisht janë të mjaftueshme për stimulim.

Një gjë tjetër në lidhje me lodrat që janë për fëmijët më të vjetër: Prindërit hyjnë në dyqanet e lodrave (ndoshta për herë të parë që nga fëmijëria e tyre) dhe ata shohin lodrat që i pëlqejnë shumë ata vetë. Ata i blejnë këto lodra edhe pse fëmijët nuk janë aq të rritur sa të mund të luajnë me to. Kështu që fëmijët nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me to dhe ata thjesht i hedhin si plehra të padobishme. Kur fëmija është më në fund aq i rritur sa të luajë me këtë lodër, ai nuk është i interesuar sepse e ka parë kaq shumë herë më parë.

Kështu që, nëse shihni një lodër interesante dhe të rrallë, blijeni atë dhe fshiheni për t’ia dhënë fëmijës tuaj disa muaj apo edhe vite më vonë kur të jenë gati.

Lexo edhe: Sendet qe nuk duhet t’i blini kurre te perdorura per bebet tuaja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çudia po zgjat përtej ditës...

A zgjat vërtet vetëm tri ditë çudia më e madhe? Jo, çudia ka filluar të zgjasë më shumë dhe ky është lajmi i mirë, mes të keqes që mund të...

Jo rastësisht kjo është fotoja...

“Zemër e di që unë ndoshta dukem shumë keq, por po bëj një foto para se të shkoj në shtrat në mënyrë që ta mbajmë mend këtë. Ajo është vetëm...

Si i zgjidhin konfilktet çiftet...

Paralajmërim: ky material nuk ka të bëjë me kush fiton apo kush ka të drejtë. Kur luftoj me partnerin tim, ndihem sikur bota po shembet përreth meje. Unë jam një...

Çfarë dua t’u mësoj fëmijëve...

Po bisedoja me burrin tim një ditë, kur krejt papritur më erdhi një mendim. "A mund të besosh se një ditë djalit tonë do t'i thyhet zemra dhe ne nuk...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X