Një nga nënat më të famshme të showbizit, e kritikojnë përse vajza përdori buzëkuq/ FOTO

0 0

 

Kim Kardashian po përballet me reagimin e ashpër të komentuesve në rrjetet sociale, sepse lejoi të bijën të përdorte buzëkuq.

Vajza me buzëkuq

Në fotot e postuara nga festa e Krishtlindjeve që ka organizuar familja Kardashian Jenner, vajza e madhe e Kim, North duket me buzë të lyera në ngjyrë të kuqe të theksuar.

Kritikat për buzëkuqin

Reagimet kritikuese në internet kanë qenë të shpejta duke e quatjur këtë një veprim të kryer para kohe për moshën e vogëlushes 5-vjeçare. “Pse i vendos buzëkuq një vajze kaq të vogël? Do ta mësosh me idenë se duhet të lyhet për t’u ndjerë e bukur? Unë mendoj se vajza do të dukej më e bukur pa buzëkuq”. Këto kanë qenë disa nga pyetjet dhe vërejtjet drejtuar yllit të famshëm Kim Kardashian.

Mbështetja për buzëkuqin

Ndërsa një pjesë tjetër e komenteve kanë qenë në mbrojtje të saj. “Nëse nëna i ka thënë se është ok përdorimi i buzëkuqit nuk ka asgjë të keqe që vajza ka lyer buzët. North thjesht dëshiron të duket si nëna e saj dhe është shumë mirë që prindërit t’i lejojnë fëmijët të bëjnë gjërat që dëshirojnë.”

Shpjegimi i Kim Kardashian

Vetë Kim ka thënë se vajza e saj vëret i pëlqen produktet e grimit, por ajo ka rregulla të përcaktuara qartë në lidhje me fëmijët. Megjithatë, në këtë rast ka bërë një përjashtim sepse ishte një festë e rëndësishme dhe një rast i veçantë.

FAMILJA E KIM KARDASHIAN

Lexo edhe: Mozzik “matchy-matchy” me te bijen/ FOTO

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X