Një nënë i shkruan letër një nëne tjetër të cilën e takoi në park: Të lutem më pyet nëse kam krem dielli…

Nënat janë të mrekullueshme kur vjen puna për të ndihmuar njëra-tjetrën. Dhe asgjë nuk e demonstron këtë më mirë sesa një postim i ëmbël në Facebook që është bërë viral.




0 0

Një grua e quajtur Shelbi Bek ka përjetuar një skenar që ndodh shpesh në këndet e lojërave.

“Këtë mëngjes ndërsa isha në park vura re një nënë e cila ishte duke luajtur me vogëlushin e saj me top, ndërsa në krahë mbante fort fëmijën tjetër të porsalindur”, ka shkruar Bek në një postim që ka marrë qindra mijëra pëlqime.

“Pak më vonë pashë se si ajo po afrohej tek unë. Ngriti shpatullat dhe me qetësi më tha “Jam në siklet të të pyes por a ke pak krem dielli që ta përdor pak tani?”

Ky veprim e frymëzoi Bek që të shkruante një shënim për nënat kudo që ndodhen duke treguar se ajo është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar.

“Ju lutem më pyesni nëse kam krem kundër diellit. Pyesni nëse kam pelena për fëmijë, letra të lagura madje edhe ndonjë ushqim shtesë,” tha ajo. “Më pyesni nëse vogëlushi juaj mund të ulet dhe të luajë me ne ndërsa ju gjeni një stol në hije për të ushqyer me gji të porsalindurin tuaj. Më jepni telefonin tuaj dhe më kërkoni që t’ju bëj foto me bebet tuaja të ëmbla- të gjithë e dimë se mamatë harrojnë të bëjnë foto në këtë kohë. Kërkoni ndihmë. Kërkoni dashuri. Kërkoni çfarë të doni. Edhe pse jemi të huaja, ju lutem më pyesni. ”

Beck shtoi se “nuk është e lehtë të jesh rritësh të vegjlit por është më e lehtë nëse ndihmojmë njëra-tjetrën. Në këtë situatë jemi të gjitha së bashku.

Komente të shumta u bënë në postimin e kësaj nëne, ndërsa shumë gra të tjera thanë se ndiheshin njëlloj.

Kështu që, herën tjetër kur të keni nevojë për pelena, ushqime apo sende të tjera për foshnjat, mos hezitoni të pyesni prindin më të afërt për ndihmë. Edhe mundësitë më të mëdha janë që këta prindër do të jenë shumë të lumtur për t’ju ndihmuar.

Lexo edhe: Një letër për njerkën e djalit tim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X