Infermieret lëvizin me hapa të qetë. Mjekët përshpërisin me njëri-tjetrin mënyra për të proçeduar më tej. Ato, gratë me barkun që pas pak do të “zhduket” nga trupi i tyre, përpiqen të ruajnë qetësinë, përpiqen t’i përballojnë dhimbjet që ndiejnë në mënyrën më të mirë të mundshme, e ndoshta një mendim që i bën të përqëndrojnë diku tjetër neuronet është fëmija i tyre, fëmija që pas pak çastesh do të kenë mundësinë ta njohin. Por, ndërsa bëjnë ecje të shumta në dhomë, në anën tjetër të korridorit ndoshta dikush është shtrirë në sallën e operacionit duke pritur që të dëgjojë të qarën e parë të fëmijës të saj, atë tingull që do të shënojë fillimin e një jete të re.
Hedh vështrimin jashtë dhe shikon që hëna është e plotë. Në një moment të duket sikur do të jetë qetësia ajo që do të shoqërojë netët, ndoshta duke harruar që ajo do të jetë nata e fundit që nuk do të thyhet nga të qarat e fëmijës. Por ndoshta me pak fat edhe mund të ndodhë kështu, me shpresën që proçesi i lindjes të zgjatë sa më pak, sigurisht që shpresojnë të jetë kështu. Dhe ndërsa mendimet shkojnë sa tek dhimbjet tek fëmija dhe anasjelltas, rutina e mendjes së gruas thyhet nga një makinë që ndoshta ka sjellë një tjetër grua, një makinë që ndoshta brenda së cilës ndodhen dy njerëz që presin në mënyrë të “dëshpëruar” të bëhen prindër, pritja ka qënë shumë e gjatë për ta, dhe ndoshta fati i ka bërë që në një tjetër moment të kenë përjetuar të njëjtën gjë, por ndoshta jo me një fund të lumtur për ta!
Në një moment mund të duket si skena e një filmi jo shumë të këndshëm për t’u parë, por kjo është skena që shoqëron lindjen e një jete të re. Ai, fëmija që t’i baba mban në dorë ka ardhur në jetë pikërisht nëpërmjet të bërtiturave të nënës, gjakut, kërcitjeve të veglave prej hekuri në dorën e mjekëve dhe infermiereve, pikërisht në këtë mënyrë ka lindur dashuria jote më e madhe. Dhe ndërsa ju prisni në ankth të përballeni me një të panjohur të madhe, ata, mjekët përpiqen t’i vijnë në ndihmë gruas duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e dy jetëve që tashmë janë në duart e tyre.
Nga kontraksionet e para drejt momentit të hyrjes në spital, drejt çarjes së ujërave, hapja vaginale dhe më pas shtyrjet. Ato shtyrje që do t’ju japin në duar vogëlushin tuaj. Më pas heshje, por heshtje në mendjen e nënës, dhe kjo vetëm për disa sekonda. Një ndjesi lehtësimi do të pasoj me prekjen e fëmijës, më pas lot. Janë lot gëzimi që shoqërojnë pothuajse gjithmonë momente të tilla. Edhe nëse ajo grua ndodhet nën anestezi, mjeku gjithmonë e le koshiente në këtë moment magjik, ai nuk mund të lejojë që lindja në mënyrë çezariane të mos i lejojë nënës së re të dëgjojë të qarat e para të fëmijës. E ndërsa kohë më parë aplikohej narkoza, e cila e vinte gruan në një gjumë të thellë, tani një mundësi tjetër, spinalja, do të bëjë që edhe ajo të ketë në kujtesë një imazh të mrekullueshëm nga momenti i lindjes së fëmijës. Si do të quhet ky fëmijë? “Ana”, por nuk do të ishte më mirë të quhej “Klara”? dhe ndërsa zhvillojnë një bisedë të tillë, më shumë për të larguar tensionin e nënës që tashmë është në fund të operacionit çezarian, ajo qesh bashkë me ta, por edhe pse qesh ndoshta brenda vetes së saj shpreson të jetë një nënë e mirë për fëmijën e saj.
E ndërsa një nënë po kryen një lindje të tillë, në anën tjetër të spitalit ndoshta një tjetër është duke marrë udhëzimet për të shtyrë në momentine duhur… Kur ja, duken ato flokë të zeza, duket koka, dhe ja ku është fëmija, edhe ai kordoni që ka rreth qafës nuk paraqet ndonjë rrezik të madh. Një manovër nga mjeku dhe një e shtyrë tjëtër ishin të mjaftueshme për ta sjellë atë në jetë. Më pas fëmija qan dhe kështu fillon historia e tij. Mrekullia e jetës! Megjithatë jashtë në rrugët e qytetit jo të gjithë e njohin këtë fëmijë, jo të gjithë e dinë çfarë ndodhi në atë moment. Fëmija vendoset në kontakt me nënën duke bërë që ky moment të mbetet i paharrueshëm për të, për familjen e tyre.
Lind një fëmijë lind një nënë, lind një fëmijë lindin dy prindër!
Materiale te ngjashme
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
Jo çdo NIPT është NIFTY
"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...
Gjithçka që duhet të dini...
Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu