Kjo mund të konsiderohet si një nga marrëdhëniet më të mira që krijohen nga fëmija dhe një person i rritur. Tezja shihet si një figurë që i jep dashuri, përkedhelje dhe siguri për një kohë te gjatë, nga ana tjetër edhe për tezen kjo marrëdhënie fal shumë emocione.
Përse kjo marrëdhënie është kaq e veçantë?
E bukura e të qënit teze konsiston në ndarjen e momenteve unike dhe argëtuese, të shoqëruara nga të qeshura dhe shumë dashuri me fëmijën e motrës. Kjo marrëdhënie mund të kalojë çdo limit e madje tezja ndonjëherë e toleron edhe thyerjen e ndonjë rregulli.
Të qënit teze është ndyshe nga të qënit nënë, ka shumë dashuri në mes por nuk ka shumë lodhje, prandaj ajo do të jetë në gjendje të zhvillojë më tepër lojra me fëmijën. Mos u çudisni kur të shikoni fëmijën tuaj të vrapojë pas motrës tuaj për të bërë diçka që ju nuk ja lejoni.
Një mike e mirë edhe më pas…
Një shoqe shumë e mirë e lojrave fëmijënore, një mike shumë e mirë për të shprehur problemet në moshë madhore, do të jetë kjo tezja e cila shpesh do të dëgjojë problemet e fëmijës tuaj dhe madje do të mbajë edhe sekrete duke i dhënë nga ana tjetër këshillat e duhura fëmijës tuaj.
Ajo do të jetë një mike speciale dhe gjithmonë gati për të dëgjuar fëmijën tuaj, dhe madje këtë do ta bëni edhe ju me fëmijët e motrës tuaj.
E dini se cfarë thonë për tezen?
Vetëm ajo është në gjendje të përqafojë si një nënë, të mbajë sekretet si një motër dhe të flasë në lidhje me dashurinë si një mike!
Po fëmijët tuaj çfarë marrëdhënie kanë me tezen?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu