Një këngë e fjalë zemre, dedikimi i Skerdit për ditëlindjen e të birit

0 0

Një vit më parë, Skerdi, këngëtari i shumë hiteve, u bë baba për herë të parë. Në 4 janar të vitit 2020 djali i tij Roi erdhi në jetë dhe që atëherë jeta e ar6tistit ka ndryshuar përgjithmonë.

Në ditëlindjen e të birit, ai ka bërë një urim të veçantë në rrjete sociale.

“4 Janari do mbetet gjithmonë data më e veçantë në jetën time. Gëzuar ditëlindjen shpirti i babit, të dhashtë Zoti shëndet dhe lumturi pranë nesh. Të dua pafund”,- shkruan Skerdi.

Por dhurata më e bukur për këtë ditë të shënuar ka qenë publikimi i një kënge dedikuar tërësisht vogëlushit Roi. Ai ka përshkruar emocionet e realizimit të kësaj kënge dhe rëndësinë që ajo ka për të.

“Kjo këngë është bërë me shpirt e zemër për dy personat që i dua shumë dhe e kam shkruajtur me lotë gëzimi. Kur Zoti i madh të jep një familje falënderoje dhe lutu çdo natë që kjo familje të jetë e shëndoshë sepse asgjë nuk ka rëndësi më shumë se familja, as paraja, as muzika, as fama e as kënaqësitë që janë brenda saj… Ndoshta s’i kam plotësuar të gjitha ç’ka keni dashtë zemrat e mija por jam munduar për ju, jam munduar e jam zvarritur edhe kur s’kisha mundësi të çohem dot, por keni qenë gjithmonë ju që unë jam ngritur në këmbë prapë. Djali im sot i bëre 1 vjeç dhe une jam njeriu më i lumtur sot me një djale që do më bëhet krahu në jetën time dhe do mundohem të edukoj sa të kem mundësi zemra ime. Të jesh krenar për babanë tënd sepse s’do ta ulë kokën ç’ka kam bo e ç’ka kam dashtë me bo veç u mundova aq sa kam mundur të realizoj ëndrrën time me forcat e mia, e ti do m’kesh mu mësues jete, do më kesh mu që do të jem në gabimet e tua ndalesë . E di që si foshnje t’ka pëlqyer muzika edhe pse s’kam dashur t’jesh pjesë e saj, por prapë çfarë do që ti kërkon unë do të jem me ty. Ju dua shumë shumë të dyve 🙏🙏❤️ @roi_ago @vesaaago“,- janë fjalët e Skerdit dedikuar të birit e bashkëshortes.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X