Një gotë verë sa një orë palestër, por rëndësi ka orari kur e pini

0 0

Një gotë verë e kuqe në mbrëmje para se të flini do të ishte e barasvlefshme nga përfitimet me një orë palestër! Kjo është ajo që konkludon një grup studiuesish nga Universiteti i Albertës.

Merita e resveratrolit

Resveratroli, një përbërës që gjendet në verën e kuqe, vepron për të parandaluar që qelizat yndyrore të fitojnë më shumë densitet. Lajmi u konfirmua gjithashtu nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Uashingtonit dhe Harvardit të cilët zbuluan se një ose dy gota verë të konusmuara në mbrëmje para gjumit mund të ndihmojnë në parandalimin e shtimit në peshë me 70%.

E kuqja është më e mirë për darkën

Efekti “hollim” është më i dukshëm me verën e kuqe pikërisht sepse përmban resveratrol; por duhet të shmangni ushqimet gjatë natës, një nga shkaqet më të shpeshta të shtimit të peshës. Në fakt, nuk u regjistruan të njëjtat rezultate nëse vera konsumohej gjatë drekës.

Gjithmonë kombinuar me aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm

Studiuesit, megjithatë, arrijnë në përfundimin se, megjithë rezultatin e kënaqshëm të arritur, resveratroli mund të ndihmojë, por ai nuk mund të zëvendësojë ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin e rregullt fizik.

Resveratroli ka një veprim antioksidues, madje edhe më efektiv sesa vitamina E, e cila do të ndihmonte në mbrojtjen e enëve të gjakut nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lira.

Resveratroli gjendet në:

  • lëkurat e rrushit dhe në verën e kuqe;
  • manaferra;
  • boronica;
  • kikirikë.

Lexo edhe: 4 në 5 gra nuk e dinë se alkooli shkakton kancer gjiri






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X