Nje “dush” dhuratash per beben tuaj!

0 0

Tashmë edhe në vendin tonë ka filluar të praktikohet një mënyrë e re e të festuarit për lindjen e fëmijës, vetëm se kësaj here festohet para se kjo të ndodhë.

Çfarë është një baby-shower?

Është një “dush” dhuratash të cilat i bëhen gruas në momentet e fundit të shtatëzanisë për fëmijën që është duke sjellë në jetë. Kjo ide zbavitëse e ka prejardhjen nga ShBA por që kohët e fundit është përhapur edhe në vendin tonë. Periudha kur mund të bëhet kjo festë është nga muaji i shtatë, periudhë që konsiderohet që rreziku ka kaluar.

Këtë traditë të bukur e bëri për herë të parë Franz Schauer, në mënyrë që të shiste krijimet e veta si dhurata për fëmijën e porsalindur. Tashmë kjo festë ka marrë përhapje të gjerë edhe në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi.

Si organizohet festa?

Kjo festë kërkon pak fantazi dhe nëse nëna ka mundësi mund të kontaktojë edhe profesionistë, të cilët do të merren me dekorin dhe organizimin e festës.

Çfarë nuk duhet të mungojë në festë?

Nuk duhet të mungojë torta e përshtatshme për gjininë e fëmijës, e cila mund të dekorohet me këpucë, arushë, ose një bark shtatëzanie. Gjithashtu duhet të ketë edhe shumë ëmbëlsira dhe biskota të vendosura nëpër tavolina.

Çfarë dhuratatsh duhet të sillen për fëmijën?

Të ftuarat mund të sjellin pako me bebelina, veshje, aksesorë, lodra dhe gjithcka tjetër që mund t’i nevojitet fëmijës gjatë rritjes. Një dhuratë shumë e përshtatshme mund të ishte edhe çanta e ndërrimit të bebes.

Një dhuratë shumë tradicionale do të ishte edhe libri i bebes, i cili do të ruante brenda tij shumë kujtime për fëmijën.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X