Nje bebe ne kuti kartoni, praktika finlandeze qe po ul ndjeshem vdekshmerine foshnjore

0 0

Quhet “baby box” dhe me saktësi mund ta përcaktojmë si një kuti lartoni e cila fillimisht merret apo i dhurohet nënës e mbushur me sende të tjera për beben, por pas lindjes mund të përdoret edhe si një formë djepi. Kjo praktikë filloi të përdorej në Finlandë dhe tani edhe në shumë vende të tjera të botës.

Rëndësia e kutisë në lidhje me vdekshmërinë foshnjore

Në Finlandë ka rreth 75 vjet që përdoret pothuajse tek të gjitha bebet pavarëisht rangut ekonomik. Duket se ul ndjeshëm rrezikun e SIDS dhe këtë e aprovon edhe Karima Ladhani, një profesore në Universitetin e Harvard, e cila ka themeluar një organizatë pikërisht për analizimin e këtij efekti në zonën e Azisë. Ajo konsiderohet si mjaft e sigurt dhe është provuar se në Finlandë ka një ulje të numrit të vdekjeve, sigurisht e ndikuar edhe nga kushtet më të mira sanitare. Kjo kuti ka përmirësuar ndjeshëm perspektivat e jetës së fëmjës. E gjithë siguria vjen nga fakti se kutia ka 4 anët të cilat e kufizojnë hapësirën rreth fëmijës.

Brenda kutisë fillimisht ndodhen sendet e fëmijës (një xhup të trashë, një thes gjumi, peshqir, veshje prej leshi, kapele, çorape dhe geta, trupore te ndryshme, aksesoret e gjumit, pajisjet e higjenës, set bebelinash që mund të lahen, një libër dhe më pas ato hiqen prej atje duke lënë vetëm dyshekun e vogël. Ideja lindi si pasojë e një numri shumë të madh vdekjesh të foshnjave në vitin 1930 në Finlandë (65 në 1000 fëmijë ndërronin jetë në gjumë), dhe tashmë mjekët në këtë vend këshillojnë që fëmija të flejë në kutinë e kartonit duke evituar shtratin e prindërve. Në vitin 2010 vdekjet e ulën në 7 për 1000 fëmijë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X