Nisma e vajzave të vogla për të fituar para

0 0

Në një epokë kur telefoni apo tableti është lodra e preferuar e çdo fëmije, entuziazmohem shumë sa herë shoh fëmijë duke luajtur poshtë pallatit, në parqe, kënde lojërash e në çdo hapësirë tjetër të mjedisit të jashtëm.

Një lagje të mbushur me fëmijë pashë disa ditë më parë teksa nxitoja për të çuar laptopin në servis, sepse më duhej për punë e kështu si unë kishte shumë të rritur të tjerë që rendin pas punës e përgjegjësive. Në mendimet për laptopin, se sa do të vonohej, a do më prishte punë në zyrë etj, më intervenonin zërat e grumbujve të ndryshëm të fëmijëve që diku luanin me top, diku me litar, diku duke vrapuar.

Duke ecur, mes shumë mendimesh në kokë, një vajzë me shumë prezencë më doli përpara. U habita kur ngrita kokën dhe e pashë aq të vogël, rreth 8 vjeçe, sepse zëri i saj i fuqishëm, plot siguri e intonacion më la përshtypjen e një vajze, të paktën adoleshente.  Ajo ishte me rreth 3-4 shoqe të tjera dhe nuk pashë asnjë lodër në duart e tyre. “Dëshiron t’u hedhësh një sy këtyre byzylykëve?”- më tha vajza e vogël kur më doli përpara.

Çfarë byzylykësh e pyeta dhe ajo më drejtoi gishtin në një parvaz pranë saj, ku kishin rreshtuar shumë byzylykë.

Sa kushtojnë?- vazhdova unë, e pavëmendshme ndaj një detaji të vajzave të vogla.

“Varet nga modeli”, nuk vonoi të më përgjigjej vogëlushja shumë  e shkathët.

Çudi si i mbajnë mend çmimet e secilit, mendova me vete, por nuk bëra zë.

Ja, ky këtu për shembull sa kushton?- e pyeta sërish.

-Prit ta shoh,- tha vajza duke lëvizur byzylykun. Bën 700 lekë të vjetra,- më tha dhe unë u befasova kur pashë poshtë çdo byzyluku, në betonin e parvazit ato kishin shkruar çmimet, të cilat ishin shumë transparente për këdo që do afrohej e do  shfaqte interes për të blerë.

Ç’do të bëni me këto lekë?- s’më la kurioziteti pa e pyetur.

-Ndoshta ndonjë piknik, ndoshta blejmë diçka, ende nuk e kemi vendosur, – u përgjigj vogëlushja e cila me sjelljen dhe ëmbëlsinë e saj, tashmë kishte zënë një vend në zemrën time.

Unë nuk kam 700 lekë, – i thashë sërish, – më ndodhen vetëm 1 mijë lekë të vjetra, si thua sikur t’i jap këto dhe byzylykun, mbaje sërish. Shitja dikujt tjetër që mbase mund t’i pëlqejë më shumë se ç’më pëlqeu mua dhe do të gëzohet më shumë. Si mendon?

-Po mirë, – ra dakord vogëlushja.

Unë vazhdova rrugën, ndërsa ato vazduan “punën”.

Sa ndjesi të bukur më lanë ato vajza. Më mbushën zemrën plot ngrohtësi e shpresë për këtë brez që po rritet. Më la përshtypje shumë pozitive fakti që ato me ndershmëri po përpiqeshin të luftonin e punonin për të plotësuar dëshirën e tyre për piknik, mënyra shumë e mirë dhe e sjlleshme e komunikimit, që demonstronte njëherazi vendosmëri dhe butësi, aspak arrogancë dhe transparenca e tyre për çmimet e produketve që shisnin.

Lexo edhe: Edukimi i femijeve, disa sugjerime per prinderit

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X