Testi prenatal NIPT – çfarë është ai dhe cili duhet zgjedhur?

0 0

Shtatzania nuk konsiston vetëm me përgatitjen e dhomës së foshnjës, blerjen e rrobave dhe të lodrave. Gjithashtu duhen kryer testet me të cilat gjinekologu kupton dhe kontrollon zhvillimin e rregullt të foshnjës tuaj.

Shumica e shtatzënave janë të informuara për kontrollet e rregullta siç janë ultratingujt (Ekoja) dhe matja e translucencës nuhale.
Nuk është shumë e njohur për të gjitha shtatzënat që të kenë në dispozicion edhe testin i cili mund të ofrojë me shumë saktësi dhe pa asnjë rrezik ndihmë të madhe në konstatimet nëse foshnja po zhvillohet normalisht.

Njihuni me NIPT (Non Invasive Prenatal Test ) test prenatal joinvaziv, i cili shtatzënës i jep në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt informacione të gjera për fetusin në javët e para të shtatzanisë.
NIPT- Teston mundësinë nëse foshnja do të lindë me ndonjë nga parregullsitë më të shpeshta gjenetike.

Moment i rëndësishëm për shtatzënat

NIPT-i i parë është futur në treg në vitin 2011 dhe ka sjellë me vete ndryshime të mëdha si për shtatzënat ashtu për mjekësinë.

Para kësaj gjinekologu ka zhvilluar matjen e translucencës nuhale dhe me gjilpërë invazive nga mitra ka marrë lengun amniotik tek placenta e nenes. Aty janë gjendur edhe qelizat e fetusit, të cilat më pas janë analizuar.

Veprimi apo testi në fjalë quhet amniocentezë. Nuk është i përshtatshëm dhe paraqet stres për nënën e ardhshme, kurse në vetvete bart rrezikun e abortit, dhe për më tepër rezultatet mund të merren pas disa javëve.

Pas kësaj ekspertët kanë zbuluar që pjesët e ndara të qelizave të fetusit ekzistojne në gjakun e nënës. Këto qeliza mund t’i analizojmë në mënyrë të thjeshtë dhe pa ndonjë rrezik- me një veprim të thjeshtë, i cili konsiston me marjen e gjakut të nënës. Ky zbulim i ka kursyer shtatzënës brengën, netët pa gjumë dhe komplikimet serioze.

NIPT është i dedikuar për çdo shtatzënë

Me NIPT-in testohet prezenca e çrregullimeve më të shpeshta gjenetike të frytit, në rend të parë është i dedikuar për shtatzënat që bëjnë pjesë në grupin e rrezikut sa i përket parregullsive gjenetike. Rritje të rrezikut kanë shtatzënat mbi 30-vjeçe apo ato që kanë pasur çrregullime kromozomale në familje.

Çrregullimet gjenetike mund të shfaqen te çdo person. Për këtë arsye, informacione për besueshmërinë e çrregullimeve të tilla janë shumë të rëndësishme për nënën e ardhshme që dëshiron që shtatzëninë e saj ta përjetojë në një shqetësim më të vogël.

NIPT-in mund ta bëni që nga java e 10-të e shtatzënisë. Por nëse ekziston kureshtja e madhe, atëherë mund të përcaktohet edhe gjinia e foshnjës!

Shtetet e ndryshme kanë politika të ndryshme sa i përket testeve NIPT. Disa financojnë testet e shtatzënave që kanë rrezik më të madh nga çrregullimet kromozomale, të tjerave u është dhënë mundësia të zgjedhin testin, në të vërtetë shtatzëna e paguan vetë. Nënat që e kanë bërë njëzëri pajtohen që ia ka vlejtur për çdo qindarkë.

NIFTY Plus– NIPT të cilin e rekomandon mikesha juaj

Në treg ka oferta të mëdha të testit NIPT, kurse karakteristikat e tyre ndër vete dallojnë. Më i sigurti NIPT është NIFTY Plus. Teston numrin më të madh të çrregullimeve gjenetike. Përveç trisomive më të shpeshta, shtatzëna mund të vendosë për analizën e sigurisë për më tepër se 60 çrregullimeve gjenetike.

Testit Nifty ia kanë dhënë besimin më tepër se 5 milionë shtatzëna në tërë botën. Kënaqësia e tyre konfirmon të dhënën se testi Nifty, është testi që gratë më se shpeshti ia rekomandojnë mikeshave të tyre.

Përparësive të testit Nifty Plus nuk u vjen fundi. Të shikojmë disa të dhëna objektive që flasin për cilësinë dhe besueshmërinë e testit:

  • Testi bazohet në studimin më të madh të vlefshëm, që ka përfshirë 147 mijë gra.
  • Ka nivelin më të ulët të analizave të pasuksesshme (vetëm 0,098%).
  • Ka vlerën më të lartë pozitive të produktivitetit (PPV), që flet për vlerën që personi me rezultat pozitiv vërtet e ka të testuar sëmundjen.
  • Testi NIFTY Plus është i përzgjedhur, nuk është test diagnostifikues, edhe pse saktësia për trisomitë është më e madhe sesa 99%.
  • Nëse testi Nifty Plus tregon rrezik të madh, çdo shtatzënë në kuadër të testit i sigurohet amniocenteza, që me siguri pohon apo mohon rezultatin.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqifpërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Vështirësitë e nënës së re...

Amy Schumer ka qenë jashtëzakonisht e sinqertë për çdo pjesë të rrugëtimit të saj të të bërit nënë - nga beteja e saj me të vjellat e tmerrshme deri në...

Pse çdo shtatzënë duhet ta...

Shtatzënia e juaj është e planifikuar ose jo. Ndoshta për këtë ke pritur me vite, ndoshta ka ardhur si një befasi e këndshme. Asgjë nga kjo nuk ka rëndësi, tani...

Çfarë mund të bëjë partneri...

Ju mund të mendoni se shtatëzania e parë do të ishte një gjë mjaft e thjeshtë për t’u fshehur gjatë javëve të para të odisesë 9-mujore. Në fund të fundit,...

7 mënyra për të kuruar...

Shmangni pijet e nxehta, merrni copa akulli ose bëni gargar me ujë të kripur. Dhe, mbi të gjitha, mos mendoni se do të keni nevojë për antibiotikë. Pushoni fizikisht dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X