Kur është koha e duhur për të sjellë në jetë një foshnje?

0 0

Vendimi për të krijuar familje nuk është gjithmonë i lehtë. Nganjëherë duket i vështirë për shkak të frikës se nuk do të plotësojmë kushtet e pritshmëritë e diktuara nga bota e jashtme. Për këto arsye, shpesh vendimi për t’u bërë nënë shtyhet me vite, duke tejkaluar kështu edhe orën optimale biologjike për të mbetur shtatzanë. Shpesh, vendimin për t’u bërë nënë e marrim kur i afrohemi të tridhjetave, dhe ndihemi gati për të marrë përgjegjësitë për fëmijën.

Jetojmë në kohë kur rrethi ynë ka shumë pritshmëri nga ne. Presin formimim akademik: – shkolla e mesme, fakulteti, doktoratura… Nëse është e mundur arsimimin e vazhdojmë me përfundimin e kurseve të ndryshme, me qëllim që të jemi të kualifikuar për atë që kërkon tregu i  punës. Kur përballemi me tregun e punës, luftojmë për punë dhe nëse kemi fat punësohemi. Kryesisht në kompaninë që na ofron punësimin, na ofrohen të ardhura të ulëta, shumë punë dhe ngarkohemi me detyra, me të cilat më herët nuk jemi ballafaquar. Në të njëjtën kohë, shoqërohemi dhe kërkojmë personin e preferuar. Mbrëmjet i kalojmë duke u relaksuar me një gotë verë në tarracë, ballkon apo në stolat e parkut. Kërkojmë partnerin, duke pasur standarde të larta. Më në fund e gjejmë personin e duhur, vendosim që me të ia vlen të ndërtohet e ardhmja. E ardhmja që duhet të jetë e bukur. Dëshirojmë të kemi apartament apo shtëpi – tonën në rastin më të mirë. Marrin kredi, që rrit më shumë përgjegjësinë, pritshmëritë dhe kërkon më shumë punë. Ndërkohë i lejojmë vetes pushim me qëllim të mos sforcohemi: Kjo është jeta. Përvoja, njohuritë, udhëtimet…Çmenduria nga ditë në ditë, nga java në javë dhe nga viti në vit. Dhe pastaj e gjejmë veten në të tridhjetat. Mendohemi dhe vijmë deri te nevojat e brendshme: dua të eci përpara. Dua familje dhe fëmijë. Kryesisht dëgjojmë diku se si ora biologjike po na afron.

Gjithnjë e më tepër, çiftet e vonojnë vendimin për shtatzani, duke anashkaluar faktin se mosha e gruas është një prej faktorëve kyç që ndikon në mundësinë e shtatzanisë. Në fakt mosha e nënës ka ndikim të madh në shëndetin e foshnjës.

Mosha dhe pjelloria

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregojnë se sot pothuajse një në gjashtë çifte në kohën e riprodhimit, ka vështirësi në pjellori.

Kemi të bëjmë me probleme të pjellorisë, nëse në një vit gjatë marrëdhënieve të rregullta seksuale, nuk ndodh shtatzania. Vështirësitë me pjellorinë gjithashtu janë të lidhura me faktin që sot vendimin për fëmijë e marrim në moshë të shtyrë. Fekondimi in-vitro është shumë më i suksesshëm tek gratë në të tridhjetat, ku me sukses mbesin shtatzanë më tepër se 40% të rasteve, ndërsa pas të 40-ve suksesi bie në 10%.

Nëse në të tridhjetat gratë dëshirojnë të mbesin shtatzënë mesatarisht në pesëë muaj, kur hyjnë në të dyzetat tentojnë katër herë më gjatë: njëzet muaj.

Pjelloria e një gruaje

Gruaja lind me një rezervë të vezoreve dhe gjatë ciklit menstrual njëra prej tyre humb funksionalitetin. Në rezervat e vezoreve, ndikimin më të madh e ka numri i cikleve menstruale të deritanishme, përkatësisht mosha e gruas, përveç kësaj kontrollohet edhe numri i folikulave antrale në vezoren dhe hormone që i quajmë hormone anti-Mullere. Gjatë kontrollit, me të cilin gjinekologu i specializuar për infertilitet e vlerëson aftësinë e të mbeturit shtatzënë, quhet vlerësimi i rezervës ovariane. Mjeku kontrollon faktorët e përmendur më lart përmes analizave të gjakut dhe ultratinguje.

Pjelloria zvogëlohet, rreziqet për zhvillim të shëndetshëm të foshnjës rriten

Me uljen e pjellorisë me kalimin e viteve, mundësia e zhvillimit të anomalive të ndryshme të foshnjës, rritet. Sindroma Down, sindroma më e shpeshtë gjenetike është ngushtësisht e lidhur me moshën e nënës. Rreziku për sëmundjen që e quajmë trisomia 21 për moshën e nënës, rritet dukshëm pas të tridhjetave. Një nga 1300 fëmijët tek gratë që mbesin shtatzanë në moshën 25-vjeçare, kanë Sindromën Down. Tek nënat 35-vjeçare numri rritet nga një në 365 të lindur, tek gratë e moshës 45-vjeçare kjo anomali kromozomale ndodh një në tridhjetë shtatzani.

Rreziku ndaj Sindromës Down tek fëmijët e lindur (%):

Testi Nifty u rekomandohet të gjitha grave shtatzanë, në veçanti grupeve të grave me moshë më të avancuar

Testi Nifty është test prenatal joinvaziv për zbulimin e rrezikut për zhvillimin e Sindromës Down dhe parregullsive tjera (të shëndetit të foshnjës) parregullsi të ndryshme kromozomale. Gratë shtatzëna mund ta bëjnë testin në përfundimin e javës së 10-të të shtatzanisë. Testimi është plotësisht i sigurt për të dhe fetusin, analiza bazohet në ndarjen dhe analizën e fragmenteve të lira të ADN-së së foshnjës nga gjaku i nënës. Nevojitet një mostër e vogël e gjakut të nënës. Në mes të 6-8 ditëve (pune) nga marrja e mostrës së gjakut, rezultatet janë gati. Rezultatet janë shumë të sakta dhe të besueshme – për trisomitë më të shpeshta madje deri në 99%.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen  niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni, por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X