Jeni në pritje të një fëmije? Sigurohuni që shtatzënia juaj të jetë e qetë dhe pa brenga

0 0

Lajmi që jeni në pritje të një fëmije është një nga lajmet më të magjike në jetën e çdo femre. Por çfarë mund të bëni dhe si të përgatiteni për shtatzëninë, në mënyrë që t’i uroni mirëseardhjen, më të dashurit tuaj, pa stres dhe pa brenga?

Shtatzënia: Lumturia dhe përgjegjësitë

Derisa barku fillon të rritet paksa, çdo grua shtatzënë fillon të mendojë për veten dhe një sërë pyetjesh. A do të jem nënë e mirë? Cfarë emri do të zgjedhim për të? Si do ta rrisim djalin apo vajzën? A jam duke bërë gjithçka siç duhet?

Takimi i parë me gjinekologun e juaj është një moment i veçantë, ku zbuloni një sërë informacionesh siç është data e lindjes së foshnjës dhe disa këshilla praktike. Pra gjthçka që do të dëshironte të dinte çdo nënë e ardhshme për shëndetin e fëmijës së saj.

Zgjidhni testet tuaja në tremujorin e parë

Në shtatzëninë e hershme, ju keni disa teste dhe ekzaminime që zbulojnë shumë informacione të vlefshme për shëndetin e foshnjës tuaj.

Me ndihmën e skanimit të translucencës nukale, gjinekologu mund të vlerësojë me një saktësi prej 60-70% nëse foshnja e juaj do të lindë me ndonjë çrregullim të shpeshtë gjenetik (siç është sindroma Down). Ju gjithashtu mund të bëni ultratingujt dhe testin e gjakut.

Por, kur është në diskutim shëndeti i foshnjave të tyre, nënat duan informacione sa më të sakta që është e mundur. Kjo edhe është arsyeja që vendosin për testin NIFTY, testin prenatal joinvaziv. Është më shumë se 99 për qind i saktë dhe mund të bëhet nga java e 10 e shtatzënisë. Krahasuar me skanimin e translucencës nukale, që teston vetëm trisomitë më të shpeshta, testi NIFTY detekton mbi 60 çrregullime gjenetike.

Me përdorimin e teknologjisë më të fundit të sekuencimit gjenetik, sigurohen rezultate shumë të besueshme. Deri më tani, mbi 5 milionë gra shtatzëna në mbarë botën kanë bërë këtë test. Rezultatet e tyre janë të gatshme nga 6-8 ditë, gjë që janë shumë të shpejta krahasuar me testet e tjera prenatale.

Përgatisni të gjitha dokumentet

Në epokën e dixhitalizimit, ju mund të kujdeseni për shumë dokumente online. Bëni një listë dhe përpiquni të rregulloni ose të paktën të përgatisni atë çfarë mund të bëni para lindjes, në mënyrë që të keni më pak brenga kur foshnja e juaj të vie në jetë.

Për të shijuar plotësisht momentet e para me anëtarin tuaj të ri të familjes, sigurohuni që partneri juaj të mësojë se sa ditë pushimi të atësisë ka dhe kur mund t’i shfrytëzojë ato.

Përgatituni mendërisht

Gjyshet tona e dinin se sekreti i një foshnje të lumtur është të qenit nënë e lumtur. Mendoni për shtatzëninë tuaj dhe ndryshimet që mund të lërë në trupin tuaj. Lexoni libra cilësor për shtatzëni, bisedoni me gra tjera shtatzëna dhe nënat dhe jini gjithmonë fizikisht aktiv. Pyeteni gjinekologun rreth procesit të lindjes, diskutoni për alternativat që ofrohen si zgjidhje për zvogëlimin apo menaxhimin e dhimbjeve dhe ndihuni e lirë të pyesni për çfarëdolloj gjëje, shqetësimi që ju mban zgjuar gjatë natës.

Përgatisni shtëpinë tuaj

Sigurohuni që ta pastroni në detaje shtëpinë tuaj para se të lindni. Kur e sillni në shtëpi foshnjën, ai ose ajo kërkojnë shumë kujdes. Do të jeni të lumtur që nuk do të keni nevojë të pastroni dyshemenë dhe dritaret, apo t’i ndërroni menjëherë çarçafët e shtratit.

Kursejini vetes kohë dhe përgatisni disa faza të ushqimit më herët. Disa gatime si supat, pastat por edhe shumë ushqime tjera mund t’i përgatisni paraprakisht pasi mund të qëndrojnë të ngrira për përdorim të mëvonshëm.

Kënaquni duke përgatitur shtëpinë e re të foshnjës tuaj – nga rrobat e para e deri te tavolina dhe orenditë tjera. Por mos harroni, foshnja juaj nuk ka nevojë për gjërat më të mira dhe të shtrenjta. Ajo çfarë ka nevojë më së shumti ai apo ajo është dashuria juaj dhe kujdesi.

Përgatisni vëllezërit apo motrat dhe kafshët shtëpiake

Po prisni fëmijën e dytë? Sigurisht që pyesni veten se si duhet të përgatisni foshnjën tuaj të parë për anëtarin e ri të familjes, dhe ta ndihmoni të krijohet një afërsi e veçantë mes tyre.

Çelësi i suksesit qëndron tek komunikimi. Shpjegojini fëmijës tuaj të parë se atij nuk do t’i jepet më pak dashuri krahasuar me foshnjën e porsalindur. Tregojini se çfarë roli të rëndësishëm ka ai – angazhojeni edhe atë në përgatitjen e shtëpisë, në përzgjedhjen e emrit të foshnjës dhe lejojeni të bëjë plane për të ardhmen. Ai gjithashtu mund të kujdeset për lodrat me të cilat do të luajnë dhe sugjerojini të mendojë për gjërat të cilat mund t’ia mësojë anëtarit të ri të familjes!

Shumë nëna janë të brengosura për faktin se si do të reagojnë kafshët e tyre shtëpiake ndaj foshnjës që do ta sjellin në shtëpi. Para se të arrijë foshnja, mësoni mikun tuaj me zhurmë të madhe dhe ledhatime. Gjithashtu sigurohuni që kafsha e juaj shtëpiake të mos ndjehet i lënë anash. Mundohuni ta ushqeni rregullisht sikur më parë, të luani dhe të dilni për shëtitje rutinore sa më shumë që mundeni. Duhet t’ia bëni me dije se në jetë po vjen një foshnje. Lejojeni ta nuhati foshnjën dhe të ndihet i përkëdhelur së bashku me të.

Filloni ta shijoni çdo ditë të shtatzënisë, sepse çdo moment është unik!

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqifpërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni. 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X