Ekzaminimet e rëndësishme gjatë shtatzënisë – tremujori i parë

0 0

Të dashura nëna të ardhshme, 

Para se të gjithash pranoni urimet tona të përzemërta! Ju urojmë shtatzëni të qetë dhe të shëndetshme. Për t’ju informuar se çfarë duhet të prisni gjatë këtyre muajve, kemi përgatitur një udhërrëfyes praktik përmes tremujorit të parë me regjistrimin e të gjitha ekzaminimeve të rëndësishme të cilat duhet të bëni gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë. 

Gjatë ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike mund të siguroheni që foshnja juaj dhe ju të jeni të shëndetshëm dhe të filloni të përgatiteni për lindje të qetë. Meraku për shëndetin e foshnjës suaj fillon që tani që e keni në bark. 

Tremujori i parë fillon me fillimin e shtatzënë (llogaritet nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual) deri në fund të javës së 13-të të shtatzënisë. Embrioni zhvillohet nga qeliza e një veze të fekonduar që folezon në murin e mitrës ku rritet dhe zhvillohet. Nga java e  9-të fillojmë ta quajmë fetus i cili është mes 31 dhe 42 mm.

Në fund të javës së 13-të të shtatzënisë placenta merr plotësisht funksionin e saj dhe i ofron fetusit mjedisin e sigurtë ku ai veç lëviz gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve, buzëqesh dhe thith gishtin e madh. Gjoksi fetal lëviz, sytë dhe veshët marrin formën përfundimtare dhe fillojnë të pranojnë vibrimet e zërit.

Fetusi është i ndjeshëm që nga ngjizja e deri në fund të tremujorit të parë, gjasat për abort janë  më të mëdha gjatë kësaj periudhe. Ekzaminimet më të rëndësishme gjatë shtatzënisë kryhen gjatë kësaj periudhe: ekzaminimi i parë dhe ultratingulli për konfirmimin e shtatzënisë, analizat e gjakut, ekzamini i translucencës nukale dhe testit NIFTY. Gjinekologu duhet t’i kryejë të gjitha ekzaminimet që të sigurohet që me foshnjën tuaj është gjithçka në rregull. Në këtë mënyrë mund të kaloni shtatzëni të qetë.

Udhërrëfyesi gjatë tremujorit të parë: 

  1. Gjeni vitaminat prenatale të cilat nuk ju shkaktojnë të përziera. Nëse nuk i keni nisur, shtoni acidin folik në dietën tuaj.
  2. Konsumoni ushqim cilësor: ndajeni në disa vakte më të vogla në sasi dhe pini shumë ujë.
  3. Ecni në ajër të pastër.
  4. Dilni në takim me partnerin tuaj.
  5. Vishni rroba që ju bëjnë të ndiheni rehat.
  6. Shkarkoni disa aplikacione argëtuese për shtatzaninë dhe mëmësinë.
  7. Ofrojini vetes masazhe të përshtatshme për gra shtatzëna.
  8. Qëndroni pozitive dhe pranoni ndryshimet përmes të cilave kalon trupi juaj.

Sigurohuni që nuk keni shqetësime për shëndetin e foshnjës suaj me ndihmën e :

– Vizitave të rregullta të gjinekologu.

– Bëni testin NIFTY.

– Bëni ekzaminimin e translucencës nukale.

Nga java e  8 deri te java e 12-të: Ekzaminimi i parë gjatë shtatzënisë (konfirmimi i shtatzënisë)

Sot testet që kryhen në shtëpi për shtatzëni janë aq preciz që shumë shpejt mund ta zbuloni shtatzëninë në shtëpinë tuaj! Pas kësaj mund të filloni të gëzoheni dhe të prisni ekzaminimin e parë gjinekologjik. Gjinekologu e bën ekzaminimin me ultratingull nga java e 8-të e shtatzënisë, më herët nuk mund të konfirmohet shtatzënia – fetusi është shumë i vogël që të jetë i dukshëm në ultratingull. Për konfirmimin e shtatzënisë, gjinekologu duhet të konfirmojë atë me ultratingull.

Kontrollet me ultratinguj në shtatzëninë e hershme 

Gjatë ekzaminimit të parë gjinekologu konfirmon shtatzëninë me ndihmën e ultratingullit vaginal. Gjinekologu mund t’ju thotë nëse gjithçka është në rregull dhe nëse gjërat po shkojnë si duhet, mat fetusin, dhe bazuar në këto të dhëna, mund ta caktojë datën e përafërt të lindjes. Struktura shumë e rëndësishme të cilën e shikon gjinekologu në ultratingull është qesja e verdhë e vezës. Qesja e verdhë sigurohet që fetusi po merr ushqim të mjaftueshëm. Nga java e 6-të e më tej, gjithashtu mund të shihni dhe dëgjoni të rrahurat e zemrës, e në javën e 8-të mund të krahasojmë me madhësinë e fasules!

Gjithashtu do të rekomandojë analizën e gjakut tuaj dhe urinës për t’i bërë disa analiza laboratorike. Çdo grua shtatzënë duhet të dijë grupin e vet të gjakut dhe a është Rh pozitive apo negative. Nëse nuk e ka antigjenin RhD, dhe nëse jeni RhD negative trupi i juaj fillon ta njohë foshnjën tuaj si trup të huaj dhe do të krijojë antitrupa – duke e refuzuar. Sot mjekësia moderne mundet me sukses të parandalojë këtë duke injektuar antitrupa gjatë shtatzënisë dhe lindjes duke siguruar që fetusi të ketë zhvillim të sigurtë dhe normal.

Mostra e gjakut analizohet për një sërë sëmundjesh të rrezikshme përfshirë toksoplazmën: sëmundjen parazite që infekton njerëzit përmes jashtëqitjes së maces dhe që është jashtëzakonisht e rrezikshme gjatë shtatzënisë. Nëse paraziti kalon përmes placentës në fetus mund të shkaktojë verbërimin, epilepsinë, vonesa mendore madje edhe vdekjen. Testi i toksoplazmës mund të jetë pozitiv apo negativ. Testi pozitiv tregon që keni kaluar toksoplazmën, dhe se keni antitrupa dhe që në princip fetusi nuk rrezikohet. Në rast të rezultatit negativ (mungesës së antitrupave) duhet të jini shumë të kujdesshëm që të mos infektoheni gjatë shtatzënisë. Më së miri do të ishte të shmangni prekjen e objekteve që nuk janë të pastruar nga jashtëqitja e maces, të hani mish i cili është teknikisht në rregull dhe perimet t’i pastroni mirë.

Nga java e 10-të e tutje: Testi Nifty 

Anomalitë kromozomale janë shkaku më i shpeshtë i abortit në shtatzëninë e hershme. Ndodhin kryesisht në çfarëdo kohe të shtatzënisë dhe parandalimi nuk është në dorë të nënës në pritje. Anomalitë kromozomale më të njohura janë Sindroma Down, megjithatë ka shumë anomali kromozomale tjera. Për këtë janë testet jo invazive gjenetike (NIPT) të nevojshme gjatë shtatzënisë.

Nga java e 10-të e shtatzënisë mund  të ekzaminojmë tërë materialin gjenetik të fetusit dhe të kontrollojmë besueshmërinë e prezencës të anomalive të ndryshme kromozomale – thjesht me marrjen e gjakut të nënës. Teknologjia e avancuar NIFTY i jep prindërve të ardhshëm rezultate shumë të besueshme për shëndetin gjenetik të foshnjës së palindur. Rezultati negativ i testit NIFTY tregon me një besueshmëri prej 99,99%  që çrregullimet anormale të testuara nuk janë prezente tek foshnja e juaj. Duke patur këtë sigur,i do të keni një shqetësim më pak gjatë pjesës tjetër të shtatzënisë.

Çfarë kontrollon testi NIFTY? NIFTY kontrollon të gjitha kromozomet e foshnjës. Ai mundëson kontrollin e përgjithshëm të shëndetit gjenetik. Me Sindromën Down (trisomia 21) dhe testi NIFTY Plus gjithashtu zbulon:

  • trisominë 9,13,16,18 dhe 22
  • çrregullimet e kromozome të gjinisë
  • delecitë e 60 sindormave dhe mikroduplifikimin (kur vetëm një pjesë e kromozomeve mungojnë apo janë duplifikuar).

Nga java e 11 deri në 14: Ekzaminimi i translucences nuhale 

Matja e  translucencës nuhale është test i cili zbulon çrregullimet kromozomale te fetusit. Testi i matjes së translucencës nukale mat hapësirën e transparente në indin në pjesën e pasme të qafës së foshnjës dhe quhet translucencë nukale. Foshnja me çrregullime mesatarisht të akumuluara me më shumë lëngje në atë pjesë të qafës gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, është si rezultat se kjo sipërfaqe është më e madhe se mesatarja. Gjinekologu mat atë sipërfaqe përmes ultratingullit, kjo procedurë është joinvazive dhe nuk është e dëmshme për foshnjën. Ekzaminimi i translucencës nukale vlerëson besueshmërinë e çrregullimeve kromozomale lidhur me Sindromën Down T21, Sindromën Edwards T18 dhe Sindromën Patau T13 që janë çrregullime fetale prezentë në popuallatë. Kuptohet, gjinekologu zbulon vetëm 75-80% të fetusve me Sindromën Down me ndihmën e matjes së translucencës nukale. Për shkak të kësaj rekomandohet kryesisht testi double marker që mat hormonet beta-HCGIPAPP në gjakun e nënës.  Ky test ka vlerën pozitive parashikuese 85-90%.

Matjen e translucencës nukale gjinekologu shpesh e shoqëron me kontrollimin e përgjithshëm të ultratingullit që do të vlerësojë më herët morfologjinë e fetusit. Atëherë kontrollon organet fetale dhe identifikon apo përjashton mundësinë e çrregullimeve strukturale.

Shpresojmë që ky përshkrim i shkurtër dhe përshkrimi i ekzaminimeve më të rëndësishme gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë do të lehtësojë rrugëtimin tuaj dhe do të jetë më i thjeshtë. Mbani mend se duhet të ruani qetësinë e brendshme dhe të jeni të rrethuar nga më të dashurit, tentoni të shijoni këto momente të çmuara sa më shumë të jetë e mundur!

 

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni,por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X