Brengat e zakonshme të shtatzënisë për të cilat mund të ndiheni më mirë

0 2

A duhet të frikësoheni për shëndetin e foshnjës në kohën e koronavirusit?

Çdo grua që pret të bëhet nënë shpreson që shtatzënia e saj të jetë sa më e qetë dhe pa brenga. Sidoqoftë, kjo periudhë e ndjeshme na vë neve në siklet, dhe shpesh mendojmë për gjithçka që mund të shkojë keq dhe të na brengosë nëse jemi duke ndërmarrë hapat e duhur.

Me kalimin e kohës, pothuajse çdo gjë mund të na duket si kërcënim potencial për fëmijën ose të jetë shkak për shqetësim. E vëmë veten në një vrimë të lepurit, në të cilën nuk do të dëshironim të ishim përgjatë 9 muajve të ardhshëm.

Pra, le t’i hedhim një vështrim 5 shqetësimeve të zakonshme gjatë shtatzënisë dhe të shohim nëse vërtetë ia vlen të shqetësohemi për ato.

A do të ketë foshnja ime defekte të lindjes?

Të gjitha ato që presin të bëhen nëna e mbajnë frymën gjatë çdo testi prenatal, kontrolli dhe natyrisht në fund të lindjes. Ne vazhdimisht shpresojmë se gjithçka është në rregull dhe shpejt shqetësohemi nëse mund të na lind ndonjë dyshim.

Për fat të mirë, gjasat që foshnja e juaj të lindë me ndonjë anomali është mjaft e ulët – rreth 4%. Kjo nënkupton të gjitha duke filluar nga Sindromi Down e deri te një grumbull i anomalive të vogla që me lehtësi trajtohen ose hiqen përmes ndërhyrjeve kirurgjikale. Rreziku i anomalive është paksa më i lartë në grupin e atyre me rrezikshmëri më të lartë – gratë shtatzëna më të moshuara, diabetikët, duhanpirësit dhe ata që konsumojnë alkool, edhe pse shkaku i mbi 70 % të defekteve të lindjeve mbetet i panjohur.

Ju gjithashtu mund ta bëni skriningun joinvaziv prenatal, siç është testi NIFTY. Ai detekton anomalitë më të zakonshme kromozomale me një saktësi prej mbi 99%. Nëse testi juaj rezulton negativ, nuk do të keni nevojë të shqetësoheni për shumë lloje të anomalive në fund të tremujorit të parë. Skriningu prenatal është ende i mundshëm të bëhet edhe gjatë pandemisë COVID-19 (coronavirusi). Për më shumë informata për procesin aktual dhe kufizimet e mundshme vizitoni ueb-faqen zyrtare duke Klikuar KËTU.

A e lëndon foshnjën time i tërë ky stres?

“Çoroditja” e hormoneve, lodhja, planifikimi i një ndryshimi të madh në jetën tuaj dhe të gjitha shqetësimet e përmendura më lartë, e bëjnë shtatzëninë një periudhë ekstra stresuese në jetën e çdo gruaje.

Për fat të mirë, stresi duket se ka ndikim të vogël apo minimal tek foshnja, në veçanti nëse jeni mësuar me të, si në vend të punës ashtu me sfida të përditshme në jetë.

Sidoqoftë, ngjarjet tejet stresuese si humbja e vendit të punës apo vdekja e ndonjë familjari, mund të ndikojë te foshnja. Stresi i rëndë mund të qojë deri te lindja e parakohshme, por edhe në këto raste, varet shumë nga mënyra sesi e menaxhoni situatën.

Por nëse jeni person që nervozoheni shpejtë dhe kaploheni nga stresi, atëherë mendoni për ato gjëra që ju qetësojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të menaxhoni situatën, nëse ju ndodh ta gjeni veten në situata të tilla stresuese.

A mos po ha diçka që mund t’i bëjë keq foshnjës time?

Fiksimi që gjithçka të bëjmë si është më së miri gjatë shtatzënisë, mund të na shpie në një situatë të obsesionit për çdo kafshim që në e bëjmë. Për listën e ushqimeve potencialisht të rrezikshme që i gjejmë online në internet, vazhdimisht pyesim veten nëse ushqimi që është para nesh mund ta dëmtojë disi foshnjën tonë. Është një recetë për 9 muajt e padurueshëm.

Si t’i shmang? Pyesni mjekun cilin lloj të ushqimit duhet ta shmangni gjatë vizitës tuaj të parë lidhur me shtatzëninë. Pyesni edhe për çfarëdo lloj ushqimi që mund t’ju ketë brengosur ju. Nuk ka asgjë të keqe për t’u informuar dhe biseduar për gjëra të ndryshme të cilat ju brengosin pasi që i lexoni në internet. Sidoqoftë, mos bëni panik nëse aksidentalisht keni ngrënë ndonjë copë proshutë apo keni pirë një gotë me lëng të papasterizuar. Gjasat që ato gjëra t’i bëjnë keq foshnjës tuaj janë shumë të vogla.

Sigurisht se nëna juaj nuk i është përmbajtur atyre gjërave që ju sot i lexoni në internet, dhe ju vazhdoni të jeni për mrekulli.

A mos do të pësojë abort?

Në një moment, çdo grua shtatzënë shqetësohet për abortin. Sidoqoftë, gjasat që një gjë e tillë të ndodhë në të vërtetë janë shumë të vogla.

Rreziku nga aborti varion nga 10 deri në 12% të gratë nën moshën 35-vjeçe, 18% të ato nga 35 deri në 39-vjeçe, dhe rritet dukshëm tek ato gra që janë mbi 40-vjeçe – më saktësisht mbi 34%.

Megjithatë, këto përqindje nganjëherë mund të jenë të pasakta. Shumë shpesh, abortet ndodhin herët gjatë shtatzënisë, sa që shumë gra as që e kuptojnë se ato janë shtatzënë. Ato mendojnë se është koha e periodave.

Deri në kohën kur ju t’i dëgjoni rrahjet e para të zemrës së foshnjës me sistemin e ultratingujve (zakonisht në javën e 6 apo të 7), rreziku për abort tashmë është nën 5% për gratë nën moshën 35-vjeçare.

Ju mund të zvogëloni rrezikun e abortit duke mos konsumuar alkool, pirë duhan apo duke konsumuar më pak se 200 miligram kafeinë në ditë (një filxhan i madh me kafe). Megjithatë, aborti zakonisht është rezultati i një anomaliteti kromozomal, që do të thotë se nuk është faji i nënës dhe nuk është diçka që një nënë mund ta parandalojë.

A ndikojnë të vjellat e mëngjesit te foshnja?

Të gjithë ju thonë se po hani për dy persona dhe sigurisht se tashmë jeni duke u brengosur nëse po hani sa duhet. Kështu, të vjellat e rregullta të mëngjesit ngritin këtë çështje: “Si mund të merr foshnja ime mjaftueshëm lëndë ushqyese nëse unë vjell kaq shpesh?”

Për fat të mirë, foshnjat janë shumë efektive kur bëhet fjalë për thithjen e gjithçkaje që ka nevojë ta marrë nga ju. Nëse nuk jeni të dehidratuar, nuk keni arsye të shqetësoheni. Nëse jeni, sigurisht se do ta takoni mjekun për konsulta. Të vjellat e mëngjesit sigurisht se nuk i bëjnë keq foshnjës tuaj.

Për t’i shmangur të vjellat e mëngjesit, mund të provoni të hani disa vakte me më pak ushqim gjatë tërë ditës. Janë më pak stresuese për traktin e juaj të tretjes. Në të njëjtën kohë, nuk do të nxisin të vjella të tepërta. Nëse të vjellat e mëngjesit janë të shpeshta për t’u menaxhuar, mjeku juaj do t’ju rekomandojë ndonjë ilaç që nuk do t’i bëjë keq foshnjës tuaj.

Të vjellat e mëngjesit zakonisht bëhen më të rralla apo ndalen plotësisht në javën e 16-të të shtatzënisë, që për koincidencë ndodhë në kohën kur shumica e foshnjave me shpejtësi fillojnë të shtojnë në peshë.

Ekzistojnë shumë frika dhe brenga që do t’i përjetoni gjatë shtatzënisë, por ato nuk janë aq të frikshme si tingëllojnë. Shumica mund të zgjidhen duke biseduar me mjekun tuaj. Mbajeni në mend që ekzistojnë gjasa të mëdha që gjithçka do të jetë në rregull dhe se jeni duke menduar paksa më ndryshe sesa zakonisht – kjo për faktin se mendoni se çfarë po ndodh në trupin tuaj gjatë kësaj periudhe.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqifpërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X