Merr hapin e madh per tu bere nene!

0 0

Ndonjehere mendoni se ka ardhur koha te planifikoni nje femije, por e largoni me shpejtesi kete mendim duke i thene vetes se nuk eshte momenti i duhur. Keni nje pune te cilen ju eshte dashur shume ta gjeni dhe nuk doni ta humbni, te mos flasim per kredine e shtepise te cilen sapo e keni marre! Megjithate per ju kjo eshte nje ide kaq e bukur! Disa nga ju i stepin keto mendime, disa i step frika. Eshte shume e njohur frika nga shtatzania dhe frika se si do te ndryshoje jeta pas ardhjes te bebes. Disa nga mendimet qe zakonisht ju frenojne te hidhni hapin e madh jane:
Nese behem nene do te humb veten time. Brenda vetes e keni te veshtire te pranoni tranzicionin e kalimit nga femer e pavarur ne nene, por te behesh nene nuk do te thote se duhet t’i  thuash lamtumire gjerave qe dikur i beje.E rendesishme eshte te beni pershtatjen e duhur midis rutines te dikurshme dhe bebes.
Marredhenia ne cift nuk do te jete me e njejta. Ardhja e bebes i ndryshon te gjitha dinamikat, por kjo nuk do te thote se marredhenia juaj me bashkeshortin do te perkeqesohet.
Nuk kemi mjaftueshem para. Ne kete kohe te veshtire ku shume cifte e quajne luks te kene nje pune te perhershme, nje nga arsyet qe ju frenon te sillni ne jete nje femije eshte ana ekonomike. Dihet qe te rritesh nje femije kushton. ”A do te jemi ne gjendje ta bejme te mos ndihet inferior ndaj femijeve te tjere’? Eshte e vertete qe nuk do te jeni ne gjendje t’i jepni gjithcka femijes tuaj, por kjo nuk do te thote qe duhet te hiqni dore nga ideja e te qenit prind. Ndonjehere eshte mire t’i mesoni femijet tuaj qe ne jete nuk mund te kene gjithcka, keshtu i mesoni edhe vleren e parase.
A do te jem nene e mire? Keni lexuar shume rreth shtatzanise, rreth nevojave te femijes dhe mendoni se ndoshta nuk do te jeni ne gjendje ti jepni femijes tuaj me te miren. Por ne ju keshillojme se gjeja e pare qe duhet te beni qe te jeni nene e mire per femijen tuaj eshte te jeni njeri i mire. Kjo eshte shume e rendesishme!
Mua nuk me pelqejne femijet. Jeni nga ata persona qe sapo hyni ne nje bar apo restorant perpiqeni te uleni ne nje tavoline larg familjeve me femije? Apo sapo testi ka pohuar shtatzanine, keni meduar se jeni ne telashe? Mos u shqetesoni, memesia ndryshon gjithcka, madje edhe keto mendime negative. Mos u shqetesoni qe nuk i pelqeni femijet, tuajin do ta dashuroni me siguri!
Marredhenia seksuale nuk do te jete e njejta. “Si mund te jete e njejta kur netet, madje me raste edhe ditet e mia do te pushtohen nga te qara te vazhdueshme? Te mos flasim pastaj per renien e deshires seksuale gjate ushqyerjes me gji”? Mos u shqetesoni, gjithcka do ndryshoje, femija juaj nuk do te qaje gjithe kohen, madje ka femije qe i degjon me raste te qajne. Po po pikerisht keshtu! Nese ju keni durim dhe deshire kjo faze do te kaloje dhe do ta rigjeni marredhenien qe keni pasur para shtatzanise.
Karriera ime do te marre fund. Nese deri tani keni qendruar edhe pas orarit per te mbaruar nje pune te rendesishme ne zyre, tani do te keni veshtiresi edhe te qendroni 8 ore. Por kur mendoni se faturat duhen paguar, se duhet te ushqeni tani jo vetem veten tuaj por dhe nje femije, per te mos folur per nevojat e pafundme qe femija ka, ju do ti perkushtoheni me shume punes tuaj duke e gjetur zgjidhjen e duhur qe femija juaj te mos ndihet i lene pas dore.
Pas lindjes do te ndihem si ne “kurth”. Te qenit prind eshte per gjithe jeten. Tani e tutje do te jeni me emotive, te shqetesuar vazhdimisht per femijen tuaj, nese i mungon dicka, nese eshte semure, nese do te marre rrugen e duhur kur te rritet. Te gjithe ata qe jane bere prinder thone se tani nuk e imagjinojne dot jeten e tyre pa femijet dhe se te qenit prind eshte ndjesia me e bukur ne bote! Perderisa te gjithe e pohojne dicka te tille, atehere ka dicka te vertete ne te!
Te qenit nene do t’ju beje te ndiheni nje person me i bukur! Mbi te gjitha do te ndiheni me te bukur brenda! Ndoshta do t’ju bejne te ndiheni keshtu ndjesia pozitive qe do te linde per femijen, brenda vetes tuaj. Tani do te mendoni me pak per veten dhe kjo do t’ju jape bukurine e brendshme, do t’ju jape ate bukuri qe asnje mjek kirurg apo botox nuk e ka ne dore.
Sa shume dashuri do te keni tani ne familjen tuaj! Edhe nese do te kaloni nje dite te veshtire ne pune apo me personat qe ju rrethojne kur behet fjala per femijen tuaj do te dini ta kaperceni merzitjen dhe do ti falni nje buzeqeshje. Kjo do t’ju beje te harroni lodhjen dhe problemet e dites dhe do te gjeni ate qetesi qe nese nuk do te ishit nene nuk do t’jua falte askush kaq lehte. Cfare ndjesie e bukur do te jete kur do t’ju duhet te largoheni per nje cast nga dhoma dhe dikush do te qaje per ju, sa shume dashuri do te kete per ju ajo qenie aq e vogel!
Dhe mbi te gjitha mos kerkoni momentin e duhur, nese jeni nje cift i dashuruar i thoni “miresevjen” nje vogelushi qe do t’ju ndricoje jeten tuaj!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X