Ngjarja makabre e vrasjes së 8-vjeçarit në Fier, flet kryeministri Rama

0 0

Një ngjarje shumë e rëndë, makabre, ka ndodhur pasditen e djeshme në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Nëna e fëmijës e denoncoi vogëlushin të zhdukur rreth orës 15:30, dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për të. Nga kamerat e sigurisë është parë se kontakti i fundit i 8-vjeçarit ka qenë autori, i cili pasi u mor në pyetje tregoi se e kishte rrëmbyer vogëlushin dhe pasi e ka mbajtur peng, e ka groposur në oborr të banesës.

Për këtë ndodhi ka reaguar mbarë opinioni publik, duke kërkuar dënim maksimal për autorin, i cili si rastet tipike të raportuara së fundmi në media, ka qenë një person me precedentë penalë dhe vite më parë ka vuajtur një dënim për pengmarrje.

Ajo që bie në sy është fakti se vogëlushi ishte nipi i shokut të autorit, gjë që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për prindërit dhe të rrisë vigjilencën për këdo që i besojnë fëmijët e tyre.

Një ngjarje kaq e rëndë, por jo vetëm kjo, raste të tjera të dhunës dhe akteve barbare nga persona shumë afër famijes apo dhe nga vetë prindërit, kanë ngjallur një revoltë të ashpër qytetare, duke bërë që shumë individë të kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Lidhur me mundësinë e rikthimit të këtij dënimi apo me një reformë të mundshme të spitaleve psikiatrikë, është pyetur kryeministri Rama në konferencën e mbajtur mëngjesin e sotëm për rastin e 8-vjeçarit.

Kryeministri u shpreh se mundësia e rikthimit të dënimit me vdekje, as ekziston, as do të ishte shkopi magjik për zgjidhjen e përhershme të problemit, por përsa i përket legjislacionit shqiptar, u shpreh se ekziston mundësia e rishikimit të tij. Megjithatë, ai shtoi se ligjet shqiptare kanë ashpërsinë e duhur për të ndëshkuar maksimalisht akte kriminale të këtyre përmasave, megjithatë, problemi sipas tij qëndron te trupat gjykues ndër vite.

Një tjetër pikë që ceku kryeministri gjatë fjalës së tij, është se së bashku me ministrinë e Brendshme po punohet për të pasqyruar rastet e krimeve të përsëritura ndër vite dhe profilet e autorëve.

Ndoshta kjo mund t’i vijë më shumë në ndihmë opinionit publik për të kuptuar rastet, për të pasur mundësinë e krijimit të mekanizmave mbrojtës për veten, fëmijët, të ndërgjegjësohet dhe të ketë kujdes të shtuar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X