“Ngela shtatzënë duke përdorur spiralen Mirena dhe për pak humba jetën”

0 0

Ka shumë opsione kontraceptive në treg, nga prezervativët, pilulat e deri tek injektimet. Funksioni i tyre kryesor përveç largimit të dhimbjes gjatë periodave dhe pastrimit të lëkurës, është të mos ju lejojnë të ngeleni shtatzënë.

Por në secilën pilulë, injektim ose spirale, ka një dritare apo një shans të vogël që mund të ngeleni shtatzënë.

Një shkrimtare e njohur në Amerikë, Amy Gibbings, ka rrëfyer se si ka mbetur shtatzënë duke përdorur spiralen Mirena dhe për pak desh i kushtoi jetën.

Rreth tre muaj më parë, ajo ishte në kamping me të dashurin e saj kur “gjatë seksit ndjeu një dhimbje të papritur dhe tronditëse në qafën e mitrës”.

“Kjo u pasua nga dhimbje në bark, spazma vaginale dhe të përziera. Mezi arrija të flisja dhe vetëm villja. Nxituam për në spital, i cili për fat ishte vetëm 20 minuta larg”, ka treguar ajo.

Në dhomën e pritjes, Amy duhej të priste rreth 20 minuta, me dhimbje torturuese, për t’u vizituar. “Për shkak të dhimbjes intensive në barkun tim dhe në vaginë, bëra disa përpjekje deri sa të bëja urinën e mjaftueshmë për të marrë një mostër” ka treguar ajo. Pasi u kryen testet, mjeku i tha asaj se ishte shtatzënë.

“Për shkak se keni një spirale unë dyshoj se kjo është një shtatzani ektopike që ka shpërthyer. Këto shtatzani pothuajse janë të pamundura,” tha mjeku i saj. Një shtatzëni ektopike ndodh kur veza e fekonduar rritet jashtë mitrës, më shpesh në tubën fallopiane. Në rastin e Amy, shtatzënia ishte në tubin e saj të majtë. Ajo kishte  shkëputur duke mbushur barkun e shkrimtares me gjak dhe kjo i shkaktonte dhimbje.

Ami kishte humbur gjysmën e furnizimit me gjak, kishte presion të rrezikshëm të ulët të gjakut dhe ishte në shok septik. Mjekët duhet të vepronin menjëherë për të hequr fetusin dhe gjakun nga barku i saj. Në këtë proces, ajo humbi tubin e majtë fallopian por është ende në gjendje të ketë fëmijë, sipas mjekut të saj.

Ami po bëhet mirë tani por ajo ka paralajmëruar të gjitha gratë për këtë rrezik.

Shenjat paralajmëruese

Sipas mjekëve Ami ka pasur shenja shtatzënie, por ato mund të kenë qenë shumë të lehta. Një shenjë e parë e kësaj shtatzënie mund të ketë qenë mungesa e periodave. Megjithatë, kjo varet nga individi pasi disa gra nuk kanë perioda kur përdorin spiralen Mirena, dhe në këto raste fillimi i gjakderdhjes mund të tregojë një shtatzëni ektopike.

Sidoqoftë, Amy nuk Ia vë fajin spirales Mirena dhe ende mendon se është një opsion i vlefshëm si kontraceptiv. “Dua të ndaj historinë time si një paralajmërim. Të jeni të vetëdijshëm për shansin 1%, se mund të ngeleni shtatzënë me spirale dhe të dëgjoni trupin tuaj duke e trajtuar atë me respekt dhe butësi”, thotë ajo.

Lexo edhe: Si behet parandalimi i shtatzenise me anen e spirales






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X