Nga fundjava nuk më mungon gjumi, më mungon koha që kaloja me ty

0 0

Dashuria ime,

Siç thonë, ne kurrë nuk e dimë vlerën e asaj që kemi deri në momentin që e humbasim. Më erdhi për të qeshur kur dëgjova një program në radio kur prezantuesi u kërkoi telefonuesve t’i tregonin se çfarë ju pëlqen më shumë nga fundjava. Dikush tha gjumi. Me siguri ai nuk kishte fëmijë.

Ne që kemi fëmijë e dimë se dita në fundjavë nuk fillon në 10 të mëngjesit, në shtrat me pizhama duke parë Netflix, por fillon që në orën 6:30 kur vogëlushi ynë vjen e kërkon ushqim, apo thjesht nuk i flihet.

Për ne fundjavat kalohen duke planifikuar kohë të gjithë si familje, shkojmë të hamë jashtë, çojmë fëmijët në aktivitete sportive, kulturore, vizitojmë vende të reja etj.

I çmoj këto momente të fundjavës, sepse ndryshe nga ditët e tjera kur secili ka drejtime të ndryshme nga tjetri, në fundjavë mund të bëhemi të gjithë së bashku.

I dua këto momente dhe jam mirënjohëse që i kemi. Nuk do t’i ndërroja me asgjë në botë, por më mungojnë momentet tona vetëm me njëri-tjetrin. Unë nuk kam nevojë të fle deri në mesditë, vetëm do të doja të bisedonim në shtrat deri në orën 10 paradite, pa u ndërprerë nga kërkesat e fëmijëve për ushqim.

Ndoshta po kërkoj maksimumin, por kjo nuk do të thotë se dua të heq dorë nga jeta që kemi e nga përgjegjësitë, thjesht nuk ka asgjë të gabuar që më mungojnë momentet vetëm me ty.
Pra si mendon sikur të planifikojmë një “arrastisje” vetëm ne të dy për një vakt romatik, në fund të një dite të ngarkuar?

Lexo edhe: Zenkat ne cift demtojne shendetin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X