Neutrogena Hydro Boost, për një Hidratim Aktiv

0 0

Faktorë të ndryshëm, të jashtëm e të brendshëm kanë ndikimin e tyre në lëkurën tonë.  Mungesa e gjumit, stresi, ushqyerja, faktorët mjedisorë, smogu i qytetit e shumë faktorë të tjerë mund të shkaktojnë dëme në lëkurë, ku më kryesori është humbja e hidratimit dhe elasticitetit. Si rezultat i humbjes së barrierës mbrojtëse dhe nivelit të duhur të lagështisë, lëkura do të shfaqë probleme, që mund të jenë tharje, plasaritje, akne, rrudha etj.

Prodhuesit e produkteve Neutrogena janë të vetëdijshëm se për të pasur një lëkurë të shëndetshme së brendshmi e që reflekton bukuri së jashtmi, kushti themelor është hidratimi.

Tri shtyllat kryesore ku mbështeten produktet Neutrogena për të siguruar kujdesin dhe bukurinë e lëkurës suaj janë: pastrimi detoks i lëkurës, hidratimi me linjën “hydro boost” dhe maskat e fytyrës.

Si funksionon linja “Hydro Boost”?

Nga brenda-jashtë:

Falë veprimit efektiv, këto produkte arrijnë të hidratojnë mirë lëkurën. Përmbajnë acid hialuronik, i cili ruan deri në 1000 herë vlerat në lëkurë të hidratuar.

Nga jashtë-brenda:

Kjo formulë krijon një “depo hidratim” nga i cili qelizat e lëkurës marrin vazhdimisht lagështi, duke qëndruar e hidratuar dhe e butë. Në të njëjtën kohë, falë formulës specifike forcohet barriera e lëkurës e cila parandalon humbjen e lagështisë. Ky efekt rezulton në një pamje të qetë të lëkurës.

Hyaluronic Gel Matrix ka një strukturë unike me përbërje të kristaleve të ujit në formë xheli. Ky produkt përdor emulgatorë që imitojnë lipidet e indeve të lëkurës, duke siguruar hidratim që zgjat 48 orë.

Hapat e plotë të kujdesit për lëkurën që garantojnë pamje rinore me linjën “hydro boost”:

Hapi i parë: përgatitja e lëkurës me ujin Micelar nga “hydro boost”.

Hapi i dytë: aplikimi i serumit “hydro boost”.

Hapi i tretë: aplikimi i kremit mbrojtës nga rrezet ultra vjollcë nga “hydro boost” ose aplikimi i kremit hidratues i përshtatshëm për nevojat e të gjitha llojeve të lëkurave.

Xheli i ujit Hydro Boost

Ky produkt ofron hidratim intensiv gjatë gjithë ditës, për një lëkurë që duket e qetë dhe plot jetë. Vepron për t’i siguruar lagështi lëkruës, sa herë që është e nevojshme.

I përshtatshëm për lëkurat normale dhe mikse dhe për përdorim të përditshëm.

Përbërësit:

acidi hialuronik  ruan deri në 1000 herë vlerat në lëkurë të hidratuar.

glicerina krijon një mbrojtje të brendshme në lëkurë që parandalon humbjen e lagështisë.

emulgatori i vajit të ullirit formon struktura kristal të lëngshme duke rritur shtresën e keratinës si dhe lëmon lëkurën duke i dhënë shkëlqim.

Kremi xhel Hydro Boost

Një produkt në trajtën midis kremit e xhelit, hidratues që ofron ndjeisnë afatgjatë të butësisë. Përthithet menjëherë nga lëkura, duke dhënë ndjesinë e hidratimit përgjatë gjithë ditës.

I përshtatshëm për lëkurat e normale dhe mikse. Mund të përdoret çdo ditë.

Përbërësit:

acidi hialuronik ndihmon në mbajtjen e lagështisë brenda lëkurës.

glicerina krijon një mbrojtje të brendshme në lëkurë që parandalon humbjen e lagështisë

emulgatori i vajit të ullirit formon struktura kristal lëngshme duke rritur shtresën e keratinës si dhe lëmon lëkurën duke i dhënë shkëlqim.

Locion hidratues City Shield me SPF 25 Hydro Boost

Zhvilluar me Helioplex, ky locion hidratues me SPF 25 siguron mbrojtje nga rrezatimi i dëmshëm si dhe rrit hidratimin.

Rimbush shtresat e lëkurës, forcon barrierën mbrojtëse, mbron nga ndotja si dhe ruan rininë e lëkurës.

Mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkurës çdo ditë.

Këshillohet të përdoret përpara aplikimit të makeup-it.

 

Kremi xhel i syve Hydro Boost

Ky produkt ka tri veprime në lëkurë : ofron hidratim intensiv në zonën e syve falë formulës së tij, duke eleminuar shenjat e lodhjes në këtë zonë, jep ndjenjën e rifresikmit si dhe ofron hidratim për 24 orë.

Mund të përdoret çdo ditë për të gjitha llojet e lëkurës.

Përmban acid hialuronik dhe këshillohet të përdoret përpara produkteve të tjera kozmetike për rezultate optimale, duke kryer lëvizje rrethore në zonën rreth zyve.

Larësi Micelar Hydro Boost

Larësi vjen me një formulë unike të pasur me acid hialuronik dhe 3 lloje të ndryshme të Misheles. Heq grimin edhe kur është rezistent ndaj ujit, balancon nivelet e yndyrës dhe mundëson hidratim të lëkurës.

Mund të përdoret çdo ditë, për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka nevojë për shpëlarje.

Përmban acid hialuronik dhe 3 lloje Mishele.

Feedback-u

94% e vajzave dhe grave që e kanë përdorur janë shprehur se e kanë ndjerë lëkurën të pastër në thellësi që pas përdorimit të parë.

Kremi i trupit xhel Hydro Boost

Falë përmbajtjes së acidit hialuronik siguron hidratimin e lëkurës duke “bllokuar” lagështinë për t’ju dhënë një ndjenjë freskimi.

Mund të përdoret çdo ditë, nga të gjitha llojet e lëkurës dhe e bën atë të duket më e shëndetshme.

Spraj i trupit Hydro Boost

I jep lëkurës atë çfarë ka nevojë në çast, hidraton dhe jep ndjenjë fresike, liron lagështi kur është e nevojshme.

Është për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e lëkurave.

Kremi i duarve dhe i trupit Hydro Boost

Ky krem absorbohet menjëherë nga lëkura duke i dhënë asaj gjithçka ka nevojë: hidratim në çast dhe lirim të lagështisë kur është e nevojshme.

Mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkruës, çdo ditë.

Përmban:

acid hialuronik që siguron hidratim të thellë.

vaj ulliri që formon struktura likuide duke rritur keratinën dhe zbut lëkurën e i jep shkëlqim.

vitaminë E që rrit veprimin e kolagjenit, rregullon dëmet e shkaktuara nga rrezatimi diellor dhe lufton radikalet e lira duke vepruar si antioksidant.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X