Neuronet artificiale mund të zëvendësojnë qelizat e humbura nga Alzheimeri

0 0

Neuroni artificial i cili mund të implantohet në tru dhe të riparojë dëmet e shkaktuara nga sëmundja e Alzheimer ose sëmundje të tjera neurodegjeneruese, është shpikur nga shkencëtaret. Neuronët janë qeliza të specializuara të cilat transmetojnë impulse nervore, duke lejuar në këtë mënyrë pjesë të trupit të komunikojnë dhe janë komponenti ndërtues i trurit dhe sistemit nervor.

Neuronët gjithashtu janë të pranishme edhe në zemër. Kërkuesit janë përpjekur të krijojnë qeliza artificiale për dekada por një gjë të tillë nuk e kanë arritur.

(AD), gjithashtu e quajtur Sëmundja e Alzheimerit, ose thjesht Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias.  Ajo është një sëmundje progresive që shkakton degjenerimin dhe më pas vdekjen me kohën të qelizave të trurit. Sëmundja e Alzheimer është shkaku më i shpeshtë i demencave.

Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjeneruese u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe ndaj sëmundja u emërtua me emrin e tij. Zakonisht diagnostikohen personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në vitin 2050-n, 1 në 85 persona rezultojnë të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta.

Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si për shembull vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Më pak se 3 për qind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.  Neuronet artificiale mund të zëvendësojnë qelizat e humbura nga Alzheimeri.

Shkaku dhe zhvillimi i Alzheimerit janë të paqarta. Në 2008, më shumë se 500 teste klinike janë kryer për identifikimin e një kure të mundshme të Alzheimerit, por nuk dihet nëse ndonjë nga këto teste do shfaqë rezultate premtuese.

Janë sugjeruar zakone të ndryshme të jetuari për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit, por ka një mungesë provash që të tregojë një lidhje mes rekomandimeve dhe reduktimin e sëmundjes. Stimulimi mendor, ushtrimet dhe dieta e balancuar sugjerohen si mënyrat më të mira për të parandaluar dhe menaxhuar sëmundjen.

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X