Nëse qëndroni të dobët ulni rrezikun për këtë lloj kanceri

0 0

Të qenurit i dobët do të thotë që zvogëloni rrezikun e vdekjes nga kanceri dhe të prekjes nga kjo sëmundje.

Një studim i madh ka treguar se duke qenë “të hollë”, ju ulni shanset për zhvillimin  e kancerit të mushkërive me 77 për qind.

Edhe të prekurit nga kanceri i zorrëve, duke qëndruar të dobët ulin rrezikun e vdekjes me 89 për qind nëse bëjnë ushtrime rregullisht.

Duke qenë aktiv përmirësoni shëndetin e zemrës, mushkërive dhe shëndetin e sistemit imunitar, dhe këto mund të ulin rrezikun e kancerit, thonë shkencëtarët.

Ushtrimet e rregullta gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin në trup, i cili mund të shkaktojë disa forma të sëmundjes.

Hulumtimi u krye nga Universiteti John Hopkins permes vizitave që njerëzit bënin me mjekët e tyre.

“Shumë njerëz tashmë mund të kenë rezultate pozitive dhe mund të informohen për efektin e palestrës në rrezikun e kancerit, përveç faktit që palestra ndihmon edhe për problemet e tjera, si sëmundjet e zemrës”, thonë hulumtuesit.

Kanceri i mushkërive po vret gjithnjë e më shumë të rritur në botë dhe sidomos në zonat urbane.

Kanceri i zorrëve është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin që vret miliona njerëz në botë çdo ditë.

Ushtrimet ndihmojë lëvizjen e ushqimit nëpër traktin e tretjes. Kjo zvogëlon sasinë e kohës që çdo kimikat i dëmshëm që gjendet në mbetjet njerëzore të ketë kontakt me zorrët, duke ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Për të zbuluar se si stërvitja ndikon në uljen e  rrezikut të  kancerit, hulumtuesit kanë analizuar 49,143 njerëz me një moshë mesatare prej 54 vjeç. Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të fitnesit të stërvitjes në mes 1991 dhe 2009 dhe secili u ndoq për rreth shtatë vjet.

Nga fillimi i studimit, 388 nga pjesëmarrësit vazhduan të zhvillojnë kancer të mushkërive dhe 220 kishin tumore të zorrëve. Nga këta 282 pacientë me kancer të mushkërive dhe 89 prej atyre me kancer të zorrëve vdiqën.

Rezultatet zbuluan se pacientët që ushtronin kishin 77 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e mushkërive dhe 61 për qind më pak rrezik për tumoret e zorrëve.

Dhe nga ata që tashmë kanë zhvilluar sëmundjen, pacientët me kancer të mushkërive që ushtrojnë  kanë 44 për qind më pak gjasa të vdesin, ndërsa pacientët me kancer të zorrëve që ushtronin  kishin 89 për qind më pak gjasa të vdisnin krahasuar me të tjerët.

Lexo edhe: Testi i gjakut mund te zbuloje kancerin e gjirit

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X