Nëse kryeni marrëdhënie duke pasur herpes mund të krijoni viruse shumë të vështira për t’u trajtuar

0 0

Herpesi gjenital dhe herpesi oral mund të acarohen nëse kryeni marrëdhënie seksuale, sipas një studimi të ri.

Shkëncëtarët besojnë se duke kryer marrëdhënie ju kombinoni ADN-të e viruseve me partnerin dhe krijoni viruse të tjera rekombinante me tipare të të dy llojeve.

Rezultatet janë versione të reja të virusit herpes që mund t’ju rezistojnë medikamenteve.

Herpesi 1, ose herpes oral, është më i zakonshmi i virusit dhe prek rreth dy të tretat e të gjithë njerëzve nën 50 vjeç.

Herpesi oral merr këtë emër sepse zakonisht shkakton plagë rreth buzëve.

Por gjatë dy dekadave të fundit, HSV 1 ka filluar të shfaqet shumë edhe rreth organeve gjenitale dhe në zonën anale.

HSV 2 ose herpesi gjenital prekin zakonisht rreth 16 për qind e popullsisë.

Gjatë kontaktit me të dyja këto lloj virusesh, ato janë shumë të transmetueshëm.

Herpesi oral mund të përhapet përmes puthjeve ose ndarjes së objekteve si produkte make up-i ose furça dhëmbësh.

Ndërsa herpesi gjenital zakonisht mund të përhapet vetëm përmes kontaktit seksual. Nëse e merrni këtë virus ai mund të qëndrojë në trupin e dikujt për tërë jetën dhe nuk ka shërim.

Por barnat antivirale mund të ndihmojnë në zvogëlimin e mundësive të transmetimit.

Siç është përmendur më parë, infeksionet gjenitale  po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, dhe mund t’u japin viruseve më shumë mundësi për t’u futur në ADN-në e njëri-tjetrit.

“Problemi qëndron në faktin se rikombinimi intraspecifik (rokombinimi brenda nje specieje) mund të lejojë që HSV-2 të fitojë rezistencë antivirale nga HSV-1” u shprehën autorët e studimit.

Mjekët thanë se mund të komplikohen përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit, një projekt që shumë laboratorë hulumtues po e ndërmarrin aktualisht.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X