Nese keni nje bebe keto jane shenjat qe nuk duhet te injoroni

0 0

Pas lindjes së bebes duhet të tregoheni tepër vigjilentë në lidhje me shëndetin e tij dhe për ta bërë sa më mirë këtë nuk duhet të injoroni disa shenja.

Cilat janë simptomat që nuk duhet të injorojmë tek një bebe?

  • Rritja e një nishani jo të rregullt në lëkurën e fëmijës. Nëse fëmija e ka një nishan mos u shqetësoni për të shkuar tek mjeku deri në momentin që përmasat e tij do të fillojmë të rriten.
  • Rënia e flokëve. Kjo është diçka që shfaqet shpesh tek bebet dhe në disa raste lidhet me mungesën e vitaminave. Në këtë rast duhet të flisni me mjekun.
  • Disa ndryshime në sjelljen e tij. Fëmija nuk fle  më si më parë, nuk ushqehet më dhe nuk është më aktiv si më parë? Duhet të flisni me mjekun për të kuptuar arsyet dhe për të parë mundësinë e një stresi që bebi po kalon.
  • Përmasat e kokës rriten. Kryesisht në zonën e fontanelës. Nëse e shikoni se ajo në vend që të forcohet fillon dhe rritet duhet të shkoni urgjent tek mjeku.
  • Ulje të nivelit të dëgjimit. Nëse ai nuk reagon kur i thërrisni apo kur i flisni nuk duhet domosdoshmërisht të mendoni se po ju injoron. Ai mund të ketë probleme me dëgjimin dhe mendimi i një specialisti ka shumë rëndësi.
  • Ka etje të vazhdueshme. Kjo mund të jetë një shenjë e diabetit.
  • Fëmija gërhet gjatë gjumit. Nëse është e theksuar duhet të shkoni tek mjeku pasi mund të ketë probleme me frymëmarrjen.
  • Urinim i shpeshtë, shoqëruar me rënie në peshë dhe letargji. Kjo mund të jetë shenjë e diabetit.
  • Cianoza (buzët blu). Fëmija mund të mos jetë duke marrë mjaftueshëm oksigjen.
  • Temperatura mbi 38 gradë tek bebet. Kjo mund të sjellë pasoja serioze.

Nëse fëmija ka një nga shenjat e mësipërme e dërgoni tek mjeku menjëherë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X