Nëse e teproni me ushtrimet fizike mund t’ju ndikojë keq në marrëdhëniet seksuale

Urologët paralajmërojnë: Kushtojini vëmendje trajnimit intensiv dhe përdorimit të substancave doping në sport.




0 0

Vera është sezoni i duhur për stërvitje të zgjatura dhe të shpeshta, siç është edhe tundimi për të përdorur substanca dopingu për të përmirësuar performancën fizike dhe performancën sportive. Nëse aktiviteti fizik është shumë intensive mund të paguani pasojat e një shëndeti seksual jo të mirë tek meshkujt.

Mjekët e vënë theksin në mënyrë të veçantë tek bodybuilding, por edhe atletikë, hipja në kalë dhe çiklizmi, sporte këto që praktikohen edhe në një nivel profesional dhe amator.

Mos e teproni

Nëse, nga njëra anë, shpjegojnë ekspertët, “aktiviteti fizik duhet të praktikohet sepse stërvitja fizike e mirë përmirëson shëndetin seksual”, por nga ana tjetër, kini kujdes që të mos e teproni. Mjafton të shikoni të dhënat për mosfunksionimin e ereksionit: një çrregullim që në botë prek 100 milion burra dhe ky numër mund të rritet me moshën. “Pas moshës 50 vjeçare – shpjegojnë urologët – pothuajse 50% e meshkujve vuajnë prej këtij probleme dhe ndër shkaqet janë ushtrimet e tepruara fizike, disa sporte të tilla si çiklizmi dhe kalërimi dhe përdorimi i substancave të dopingut”.

Të rinjtë gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm

“Tek burrat – përfundojnë urologët – përdorimi i biçikletës shkakton një ngjeshje të zonës perineale që shkakton mungesë të furnizimit me gjak dhe rrjedhimisht humbjen e elasticitetit. Një ushtrim i zgjatur që tejkalon 100 kilometra me biçikletë në javë gjithashtu mund të ndikojë. Nuk ka rëndësi nëse jeni të rinj apo të moshuar, pasi askush nuk mund ta marrë veten nga ky dëmtim”.

Lexo edhe: Si ndikon aktiviteti fizik ne shendetin tone?

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X