Nëse bëni këtë gjë në shtëpinë tuaj do të ndryshoni jetën tërësisht për mirë

0 0

Mendoni sikur të kishte një gjë të vetme që do t’ju ndryshonte jetën. Diçka që do të forconte sistemin tuaj imunitar, do të neutralizonte lodhjen, do të zvogëlonte stresin dhe do t’ju jepte edhe më shumë vitalitet, energji dhe gëzim në jetë. Ju nuk keni nevojë të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Nuk duhet të hiqni dorë nga asgjë. Nuk keni nevojë për një vullnet të hekurt. Dhe nuk keni nevojë të shpenzoni një pasuri të tërë.

Në fakt,  gjithçka që ju duhet janë 20 bimë në shtëpi dhe disa llamba.

Kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, por kjo është kërkesa e bërë nga Jorn Viumdal, një norvegjez i cili i ka kushtuar 30 vitet e fundit në zhvillimin e një sistemi të  tillë.

Profesioni i Viumdal nuk kishte lidhje me hortikulturën. Ai ishte një inxhinier mekanik, por u hipnotizua nga eksperimentet e NASA-s mbi aftësinë e bimëve për të thithur gazra të dëmshëm dhe irritues. Si rezultat, ai vazhdoi të punonte dhe të rriste bimë në mjediset e brendshme.

Rezultatet, thotë ai, nuk janë asgjë tjetër veçse ndryshimi i jetës. Viumdal beson se shumica e sëmundjeve të përditshme – nga ndjenja e lodhjes, dhimbjes së kokës, hundët e bllokuara etj, vijnë nga fakti se ne i qëndrojmë shumë larg natyrës.

Hulumtimi i tij ka treguar se kjo metodë  ka përfitime të mëdha shëndetësore – nga ulja e nivelit të sheqerit në gjak dhe kortizolit, hormone të stresit e deri tek lehtësimi i ankthit dhe depresionit, përmirësimi i përqëndrimit, lehtësimi i dhimbjes dhe madje edhe rritja e sistemit imunitar.

Problemi është se ne nuk mundemi domosdoshmërisht të gjithë të dalim për një shëtitje në pyll shumë shpesh. Pra sugjerimi i Viumdal është që ne të sjellim pyllin – ose të paktën disa bimë – në shtëpitë dhe zyrat tona.

Kini parasysh se bimët kërkojnë dritë, kështu që duhet t’i vendosni në një anë ku të ketë shumë dritë. Mund të merrni edhe llamba që stimulojnë njëlloj si rrezet natyrore të diellit.

Kujdesuni që bimët të ujiten, të marrin mjaftueshëm dritë dhe pastrojini here pas here.

Lexo edhe: Lulet helmuese ne shtepi, gabimet qe nuk duhet te beni

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X