Nënat të ofenduara nga një mesazh sensibilizues i policisë

0 0

 

Pak ditë më parë, departamenti i Policisë së Teksasit ka nxjerrë një njoftim senisbilizues për të gjitha nënat për tu mbrojtur nga hajdutët e makinave të parkuara.

Ky njoftim ka nxitur reagimin e shumë nënave që janë ndjerë të prekura, jo nga përmbajtja por nga mënyra sesi ishte shkruar.

Në njoftim gratë “ironizohen” disi.

Aty thuhet: Zonja merrni telefonin dhe portofolin me vete kur zbrisni nga makina dhe shkoni të merrni fëmijët në çerdhe sepse hajdutët janë shtuar shumë. Ajo një minutë që do të harxhoni për të marrë sendet me vlerë do t’ju kursejë 4 orë kohë në polici, me telefonata në banka për të rimarrë të dhënat e kartave etj. Gjithashtu do të shmangni dhe sikletin që të telefononi bashkëshortin për t’i treguar çfarë ndodhi.

Shumë shpejt nënat kanë regauar, të ndjera të diskriminuara nga ky postim. Ato thanë se mesazhi i policisë nuk i ndihmoi aspak, madje i dekurajoi pasi tani e dinë se edhe po të bien pre e grabitjes, nuk do të gjejnë mbështetje tek autoritetet pasi sikurse janë shprehur edhe në komunikatë, do t’i bëjnë “fajtore”.

Lexo edhe: Si ta minimizojme stresin e femijeve ne cerdhe?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X