Nënat që presin djem janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje

0 1

 

Ende nuk e dimë pse, por tani është provuar nga të dhënat: një fëmijë në barkun e nënës mund të ndërhyjë direkt në rrezikun e nënës për të vuajtur nga diabeti gestacional ose i tipit 2.

Anomalitë metabolike

Në hulumtim janë analizuar normat e rasteve të diabetit dhe është zbuluar se nënat që prisnin djem kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin gestacional, ndërsa ato që presin vajza kanë më shumë rrezik të preken nga diabeti i tipit 2 pas lindjes.

Kjo sugjeron se këto paciente kishin anomali serioze themelore metabolike, që i bënë ato më të ndjeshme ndaj diabetit gestacional, edhe pa efektin e shtuar të një fetusi mashkull. Sipas autorëve, ky studim sugjeron se fëmija mund të ndihmojë të kuptohet më mirë shëndeti i nënës dhe ndihmon të parashikohet rreziku i sëmundjeve në të ardhmen.

Diabeti gestacional

Diabeti gestacional ndikon në mes të 1 dhe 14% të grave shtatzëna dhe mund të rrisë rrezikun e hipertensionit, një seksioni cezarian apo lindjessë parakohshme, rrezikun e komplikime gjatë lindjes për shkak të peshës së tepërt të të porsalindurit. Diabeti gestacional ndodh kur një grua shtatzënë ka nivele të larta të glukozës ose sheqerit në gjak.

Mendohet se diabeti gestacional ndodh për shkak të një kombinimi të anomalive metabolike tek nëna dhe të ndryshimeve të përkohshme që ndodhin gjatë shtatzanisë. Rezultatet e hulumtimit sugjerojnë se fetusi mashkull shkakton ndryshime metabolike më shumë se një fetus femër.

Lexo edhe: A mund te bej lindje natyrale nese kam diabet gestational?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X