Nënat nuk ndjekin këshillat e duhura për një gjumë të sigurt të foshnjave

Per te shmangur vdekjen e papritur foshnjore, ekspertet rekomandojne: fjetjen vetëm në shpinë derisa fëmija të bëjë një vjeç, sigurimi ne një sipërfaqeje të fortë ku fle fëmija, fjetjen në të njëjtën dhomë me prindërit për gjashtë ose dymbëdhjetë muajt e parë të jetës, por kujdes: jo në të njëjtin shtrat.




0 1

Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjave (SIDS) është e frikshme për prindërit dhe me të drejtë, pasi gjendja mbetet e pashpjegueshme. Ekzistojnë disa praktika të sigurta të gjumit për foshnje, të rekomanduara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) që mund të zvogëlojnë rrezikun. Por, sipas një studimi të fundit nga Pediatrics, revista zyrtare e AAP, një çerek deri në dy të tretat e nënave nuk po ndjekin udhëzimet dhe studiuesit besojnë se ky mund të jetë një faktor ndikues në shtimin e rasteve të SIDS.

Studimi shqyrtoi raportet e grave pas lindjes për katër nga praktikat e rekomanduara të AAP për gjumin e të miturve. Ata panë nëse foshnja flinte me shpinë në një sipërfaqe të fortë (si një krevat fëmijësh), shmangnin gjumin në shtrat të butë ose me sende në krevat dhe nëse ndanin të njëjtën dhomë, por jo të njëjtin shtrat. Sipas gjetjeve, 78% e nënave raportuan që foshnja zakonisht flinin në shpinë; 57% thanë se ato zakonisht flinin në të njëjtën dhomë por në shtrat më vete; 42% thanë se zakonisht nuk përdorin shtratin e butë dhe sendet si lodrat në krevat; 32% thanë se zakonisht përdorin një sipërfaqe të veçantë, të aprovuar për gjumë. Të dhënat për studimin erdhën nga 29 shtete dhe u nxorën nga projekti i mbikëqyrjes së Sistemit të Vlerësimit të Riskut të Shtatzënisë në CDC 2016.

Për më tepër, nënat që iu përgjigjën sondazhit gjithashtu raportuan se nuk marrin gjithmonë këshilla gjithëpërfshirëse për praktikat e sigurta të gjumit të foshnjave nga mjekët që ndjekin fëmijët e tyre. Në fakt, pak më pak se gjysma e nënave raportuan që mjeku i tyre rekomandoi fjetjen në të njëjtën dhomë, por jo në të njëjtin shtrat.

Për prindërit që kërkojnë më shumë informacion mbi praktikat e sigurta të gjumit të foshnjave, AAP ofron disa udhëzime të hollësishme. Këto përfshijnë: fjetjen vetëm në shpinë derisa fëmija të bëjë një vjeç, sigurimi ne një sipërfaqeje të fortë ku fle fëmija, fjetjen në të njëjtën dhomë me prindërit për gjashtë ose dymbëdhjetë muajt e parë të jetës, por kujdes: jo në të njëjtin shtrat. Sipas AAP, ky rekomandim i fundit mund të zvogëlojë rrezikun e SIDS deri në 50%.

Udhëzimet këshillojnë gjithashtu që prindërit ta marrin foshnjën në shtratin e tyre vetëm për ta ushqyer ose për t’u ngushëlluar kur qan, të mos e vendosin të flejë në një divan apo kolltuk.

Edhe pse SIDS nuk janë të zakonshme, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ato prekin rreth 3.500 bebe në Amerikë çdo vit. Por, sipas AAP, duke ndjekur praktikat e sigurta të gjumit të foshnjave, ju mund të zvogëloni rrezikun.

Lexo edhe: Këshilla të rëndësishme lidhur me SIDS






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X